Seanca e Kuvendit të Vitisë diskuton për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

Kosova

Seanca e Kuvendit të Vitisë diskuton për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:32
Pamje nga takimi

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Naim Pira, i ka njoftuar këshilltarët e Kuvendit Komunal mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga kuvendi. Në këtë seancë fillimisht janë parashtruar disa pyetje për qeverisjen komunale të Vitisë, të cilët kanë marrë përgjigjen nga zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash ka folur edhe mbi punën e komunës së Vitisë, duke theksuar se nuk qëndron konstatimi që ata po punojnë me ritëm të shtuar si shkak i fushatës. Ai tha se qeverisja komunale në Viti po realizohen vetëm planet dhe projektet të parapara qoftë edhe kontrata të vlefshme.

Përndryshe, në këtë seancë janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës por vëmendje të veçantë ka marrë propozim vendimit për Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2022-2024. Ky dokument financiar është paraqitur nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i cili ndër tjerash tregoj se buxheti komunal parashihet të ketë rritje.

Sipas këtij dokumenti financiar bëhet me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2021 do të shënoj rritje dhe atë prej 12.490,868€ në 13,069,494€. Rritje të buxhetit komunal të Vitisë, parashihet të këtë sipas këtij dokumenti deri në vitin 2024. P

ërndryshe KAB, është dokumenti kryesorë mbi bazën e të cilit hartohet buxheti vjetor për vitin 2022. Gjithashtu, në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe këto propozim vendime: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria” Gjilan, për një periudhë trevjeçare 2021- 2022-2023.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit punues, për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022.

2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat