Avni Çakmaku, kandidati që synon udhëheqjen e komunës së Prishtinës

Kosova

Avni Çakmaku, kandidati që synon udhëheqjen e komunës së Prishtinës

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:25
Avni Çakmaku

Avni Çakmaku do të synojë udhëheqjen e komunës së Prishtinës si kandidat nga partia Fjala.

Është 60 vjeç, por synimet për të ardhmen i ka mjaftë të çarta.

Prioriteti kryesor për këtë vit për Avni Çakmakun është ta udhëheq komunën e Prishtinës.

E si një teknik që është me profesion, po synon ta rregulloj kryeqytetin.

Kjo pasi sipas tij, pushteti aktual por edhe të kaluarat e kanë degraduar Prishtinën.

Çakmaku që në këtë garë hynë për herë të dytë, synon që t’i pesë fishoj votat pasi që në zgjedhjet e kaluara mori rreth 350 vota.

Këtë radh ky beson që këto vota do të rriten mbi 2 mijë nëse do t’iu lejohen komisionerët.

Si një qytetar i hershëm i Prishtinës, ku si familje jetojnë që 270 vite në këtë vend thotë se ka avantazhe ndaj kundërkandidatëve.

Një nga këto avantazhe është që si parti kanë edhe aspketin moral që do t’iu përgjigjen qytetarëve.

Krahas këtyre premtimeve, babai i gjashtë vajzave po i premton qytetarëve të Prishtinës, që pas 21 viteve nga lufta ta sjellë shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari në një nga sheshet e kryeqytetit.

Avni Çakmaku që 60 vite i mbush me 17 tetor, në ditën kur mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, dëshiron postin e kryetarit si dhuratë për ditëlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat