Prezantohet shfaqja dhe ekspozita e të rinjve të Lipjanit “Çelësi Magjik”

Kosova

Prezantohet shfaqja dhe ekspozita e të rinjve të Lipjanit “Çelësi Magjik”

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit përkrahur nga CFD prezanton sot shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit me titull “Çelësi Magjik”.

Shfaqja adreson periudhën e pandemisë Covid-19 dhe të post-pandemisë, e cila vjen si një udhëtim në kohë. “Çelësi Magjik” shpërfaq papërgjegjësinë e njerëzve, rritjen e dhunës në familje, e luftën psikologjike me të cilën përballen personazhet.

Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temat të cilat adresohen në shfaqje, duke e bërë kështu edhe publikun pjesë të saj.

Pas diskutimit ndërmjet personazheve të shfaqjes dhe publikut, do të hapet një ekspozitë nga nxënësit, me temën e njëjtë.

Luajnë: Laurita Terpeza, Lerdi Salihi, Gerta Salihi, Zejnie Osmani, Erblina Krasniqi, Suhejla Mehmeti, Leonard Guci, Sadri Gashi, Ledona Reçica, Arbnora Krasniqi, Endresa Avdyli.

Regjisorë: Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli dhe Ismail Kasumi.

Moderatoret: Fjolla Hoxha, Leonita Hoxha.

Ekspozitë: Arbnora Krasniqi, Enesa Bytyqi, Mimoza Terpeza.

Tekst shkrueset: Agnesa Terpeza, Mimoza Terpeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat