Në Ditën e Mjedisit në Shtime mbjellën fidanë

Kosova

Në Ditën e Mjedisit në Shtime mbjellën fidanë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:45
Shtime

Dita Botërore e Mjedisit u shënua edhe në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Naim Ismajli së bashku me drejtorë e zyrtarë komunalë mbollën fidanë në oborrin e çerdhes së re dhe pranë Gjimnazit "Naim Frashëri", duke përçuar mesazh të qartë tek të gjithë qytetarët se mbrojtja e mjedisit është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e mjedisit.

“I shoqëruar me nënkryetarin Rrahman Jakupi, drejtorë e zyrtarë komunal si dhe së bashku me përfaqësuesit nga SNVP-ja, shënuam Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet simbolik duke mbjellë fidanë në oborrin e çerdhes së re dhe pranë Gjimnazit "Naim Frashëri", por me një mesazh të qartë tek të gjithë qytetarët tanë se mbrojtja e mjedisit është jashtëzakonisht e rëndësishme por edhe ndërgjegjësimi ynë për ruajtjen e mjedisit.

Komuna jonë është e pasuruar me një natyrë shumë të bukur, prandaj ne duhet që të kujdesemi dhe ta mbajmë pastër atë ne mënyrë që të jetojmë në këtë natyrë të bukur që gëzojmë! N.I.”. ka shkruar në Facebook kryetari i Komunës së Shtiems, Naim Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat