Takimi që ngre dyshime, a do të jetë Arif Elshani kandidat i Vetëvendosjes për Istog?

Kosova

Takimi që ngre dyshime, a do të jetë Arif Elshani kandidat i Vetëvendosjes për Istog?

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Njëri nga udhëheqësit e Vetëvendosjes në Istog, Florin Dreshaj është takuar sot me biznesmenin e njohur, Arif Elshani.

Dreshaj ka publikuar një foto në Facebook me Elshanin që njihet si biznesmen i suksesshëm në Istog dhe më gjerë.

Elshani ka qenë kandidat i pavarur për kryetar të Istogut në zgjedhjet e kaluara, ndërsa njihet edhe si asambleist tejet i zëshëm dhe kritik ndaj qeverisjes lokale në Istog.

Emri i tij për kryetar të Komunës së Istogut nga Vetëvendosje është lakuar edhe në qarqet lokale të këtij qyteti.

Se a ka qenë vetëm një takim i rastit apo një bashkëbisedim me arsye mes Dreshajt e Elshanit, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat