Szunyog: Kosova nuk ka krijuar kushte për fëmijët e prekur nga fibroza cistike

Kosova

Szunyog: Kosova nuk ka krijuar kushte për fëmijët e prekur nga fibroza cistike

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:29
Pamje nga takimi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog ka parë nga afër punimet e artistes së re, Yllka Letit e cila detyrohet të shesë pikturat e saj për t’i mbuluar shpenzimet e trajtimit të fibrozës cistike, sëmundje me të cilën ka lindur.

Nga aty Szunyog tha se Kosova nuk ka punuar sa duhet për krijimin e kushteve për fëmijët që janë të prekur nga kjo lloj sëmundjeje, ndërsa shtoi se BE është duke e përkrahur Kosovën për të përmirësuar sistemin shëndetësor.

Szunyog: Kosova nuk ka punuar shumë për krijimin e kushteve që rregullojnë situatën për këta fëmijë

“Më duhet të theksoj sfidat me të cilat ballafaqohet sa i përket mbulimit të kostos të shërimit të sëmundjes së saj. Mendoj dhe kam përshtypjen që Kosova nuk ka punuar shumë sa i përket krijimit të kushteve për fëmijët që gjenden në situata të tilla. Mesa e di ligji mbi Kujdesin për fëmijën është adaptuar tanimë, por rregulloret administrative nuk janë adaptuar për dy vite të tëra, kështu ende nuk janë krijuar kushtet që rregullojnë situatën e fëmijëve që ballafaqohen me situata të tilla. BE me siguri se është duke asistuar Kosovën në përmirësimin e sistemit shëndetësor që është prekur nga pandemia”, tha ai.

Kurse, artisja 15 vjeçare e cila vuan nga fibroza cistike, Yllka Leti tha se për shkak që sëmundja e saj është e pashërueshme me punën e saj artistike po arrin të sigurojë terapinë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Ajo tha se me këto punime po arrin t’u ndihmojë sado pak edhe fëmijëve të tjerë që vuajnë nga fibroza cistike.

Leti: Për dy-tre muaj kam arritur ta siguroj terapinë

“Unë jam fëmijë me fibroz cistike, e cila është një sëmundje e lindur metabolike që nuk trajtohet por nuk shërohet. Prandaj, trajtohen vetëm simptomat mushkëritë e mbushura me sekret pamjaftueshmëria e pankreasit, kequshqyerja, mostretja, infeksionet etj. Përkundër gjendjes time shëndetësore unë vazhdoj shkollimin me shumë vullnet po ashtu edhe angazhimin e ndryshme. Që një kohë unë kam filluar një kurs për art me pika ku nga kjo më lindi ideja që punimet e mija t’i shes dhe të hyrat nga këto punime t’i mbuloj shpenzimet për barnat e nevojshme si dhe me mundësi të ndihmoj fëmijët si unë për blerje të barnave dhe pajisjeve të nevojshme që ne të jetojmë...Kohëve të fundit më kanë ndihmuar shumë njerëzit dhe kam arritur që duke për dy-tre muaj ta siguroj terapinë“, u shpreh Leti.

Ndërsa, përkrahja e artistes e cila është edhe kryeredaktore në “Kult Plus”, Ardiana Pajaziti tha se Yllka Leti me kauzën e saj përmes pikturës është bërë zë i shumë fëmijëve që vuajnë nga fibroza cistike.

Ajo shpreson që Yllka Leti të jetë këmbana e fundit për institucionet e Kosovës për të siguruar ilaçet për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Pajaziti: Yllka Leti shpresoj të jetë këmbanë për institucionet e Kosovës

“Yllka Leti e ka tejkaluar vetveten dhe është shndërruar në një kauzë për të gjithë fëmijët e Kosovës që vuajnë nga fibroza cistike, nëpërmjet artit të saj është shndërruar një zë i gjithë fëmijëve dhe zëri i saj shpresoj të jetë një këmbanë e fundit për institucionet e Kosovës që Yllka Leti të shpreh vetëm talentin e saj, por jo edhe të siguroj mjetet për ilaçet”, tha ajo.

Artisja, Yllka Leti e ka hapur ekspozitën e saj në Kult Plus qysh në janar të këtij viti. Punimet e saj nga afër i ka vizituar ditë më parë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat