Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”

Kosova

Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:54
Në Smirë të Vitisë u bë zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Ferizi”

Në komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve infrastrukture, konkretisht të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugëve rurale në lokalitet e ndryshme të kësaj komune.

Me këtë rast sot është bërë asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen “Ferizi” në Smirë të Vitisë.

Punimet nga afër i përcolli kreu i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor i cili edhe është pritur aty nga banorët e zonës.

Banorët e këtij lokaliteti në veçanti ata për skaj të rrugës në fjalë kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt duke e cilësuar si jetik për ta.

Kurse i pari i Vitisë, potencoi se ata po vazhdojnë punën në krijimin e infrastrukturës sa më të mirë edhe në lokalitet e tjera duke lehtësuar qarkullimin e pjesëmarrësve në trafik.

Kryetari Haliti shtoj se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj janë duke punuar edhe në fushat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat