​Qendra e Drenasit nesër tri orë pa ujë

Kosova

​Qendra e Drenasit nesër tri orë pa ujë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Qendra e qytetit të Drenasit nesër do të mbesë pa ujë nga ora 08:00-11:00 e mëngjesit.

Kjo për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore.

E cila do të jetë në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit.

“Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë!”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat