Tuzi-Nushi: Brengosëse niveli i ulët i angazhimit të grave në tregun e punës

Kosova

Tuzi-Nushi: Brengosëse niveli i ulët i angazhimit të grave në tregun e punës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:05
Vlora Tuzi-Nushi

Vlora Tuzi-Nushi nga UN Women, ka shprehur qëndrim shqetësues lidhur me nivelin e lartë të grave joaktive në tregun e punës.

Ajo ka vlerësuar se ka shumë arsye që sjellin një rezultat të tillë jo të kënaqshëm.

”Kjo është shumë brengosëse, sepse kemi nivelin më të ulët të angazhimit të grave në tregun e punës”.

”Po flas për tregun e punës, ku gratë janë të regjistruara, e mos të flasim për ato që nuk e dimë që punojnë”.

”Janë shumë faktorë. Janë rolet shoqërore. Niveli i ulët i posedimit të pronave. Janë shumë faktorë. Janë punët dhe obligimet që gratë i kanë. Ne e dimë që ende shuma e familjeve në Kosovë jetojnë në bashkësi”.

”Niveli i arsimimit parashkollor është një ndër më të ulëtit në botë, nga statistikat e UNICEF-it”.

”Institucionalisht, kujdesi për pleqtë mungon, ekziston veç një shtëpi e pleqve dhe pastaj ajo është në Prishtinë”.

”Të gjitha këto në një mënyrë i ndalojnë gratë me u kyq në tregun e punës. Kemi po ashtu mungesë të qasjes në transport. E dimë që nëse një grua në viset rurale tenton të gjejë punë jashtë vendi që ajo jeton, ka vështirësi për të ardhë deri tek tregu i punës. Ka një sërë faktorësh”.

”Një problem që ne e kemi ende fatkeqësisht, është hendeku në pagë në mes gjinive. Ekziston ende në Kosovë. Kjo është një prej problemeve që patjetër duhet adresuar”.

Çka duhet të bëjë qeveria që së paku të kemi një strategji afatgjate se si të zgjidhet ky problem?

”Kosova ka një kornizë ligjore mjaft të avancuar sa i përket barazisë gjinore dhe është në harmoni me shumë Konventa Ndërkombëtare”.

”Por, fatkeqësisht në çdo aspekt. Sa i përket implementimit, posaçërisht të legjislaturës për barazi gjinore, mungon implementimi”.

”Po shpresoj që shumë të drejta, sa i përket të drejtave të grave në tregun e punës, do të adresohen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat