Këto janë prioritetet e MASh-it në linjë me politikat e BE-së

Kosova

Këto janë prioritetet e MASh-it në linjë me politikat e BE-së

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:05
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Pupovci mori pjesë në takimin virtual të Platformës Drejtuese për Ballkanin Perëndimor për kërkimin dhe inovacionin.

Temë kryesore e këtij takimi, ishin përgatitjet për samitin e ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE që do të mbahet më 27 maj 2021, e ku pritet të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për jetësimin e agjendës për inovacionin, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin. 

Në linjë me politikat e BE-së, prioritetet e Kosovës deri në fund të vitit 2021 janë: fitimi i statusit të asociuar në programin për financimin e kërkimeve dhe inovacionit të BE, Horizon Europe, hartimi i strategjisë për specializime të mençura dhe ndërtimi i Sistemit të Informacionit Aktual për Hulumtime (CRIS).

Platforma Drejtuese për Ballkanin Perëndimor për kërkimin dhe inovacionin është themeluar në vitin 2006 dhe shërben për koordinimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian për aktivitete në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat