Vjen lajmi i fundit në lidhje me masat e reja në Kosovë

Kosova

Vjen lajmi i fundit në lidhje me masat e reja në Kosovë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:00
Prishtinë

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se do të ketë masa adekuate për situatën epidemiologjike në vend.

Kollçaku tha se nuk ka efekt të mbyllen lokalet pas orës 18:00, nëse gjatë ditës janë të stërmbushura.

“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet. Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti…Do të merren masat që janë të nevojshme. Çka do që të ndodh do të ketë edhe masa mbështetëse.

E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat