Mazreku priti luftëtarin dhe autorin e librit '' Histori në Heshtje dhe e Pambaruar'', Halil Haxhi Berisha

Kosova

Mazreku priti luftëtarin dhe autorin e librit '' Histori në Heshtje dhe e Pambaruar'', Halil Haxhi Berisha

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:14
Pamje nga takimi

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, priti në takim luftëtarin dhe autorin e librit ''Histori e Heshtjes dhe e Pambaruar'', Halil Haxhi Berishën, ku ndër të tjera i shprehi:

 ''Mirënjohje dhe e përgëzoi për veprën e botuar edhe pse në moshë të shtyrë, ju si një luftëtar çlirimtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me këto rrëfime do ta pasuroni, kujtesën dhe historinë tonë të krenarisë nëpër breza që luftuan për çlirim dhe bashkim kombëtar'',tha ndër të tjera Mazreku.

Kurse në libër përfshihen rrëfime origjinale dhe nëpër kohë të ndryshme që pasqyrojnë përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim dhe liri kombëtare. ''Ky popull u ngrit në këmbë, gjeneratë pas gjenerate, kohë pas kohe dhe ball për ball i doli ç'do armiku për mbrojtjen e vendit, gjuhës, kulturës dhe sovranitetit, që nga kohët e hershme e deri në luftën e vitit 1998/1999.

Edhe sot duhet t'i flasim mendjes e timërisë për qëllimin, për të cilin u derdh aq shumë gjak, ta ruajmë dhe ta rrisim këtë liri, që na bëri zot të kësaj toke'', shkruhet ndër të tjera në këtë vepër historiko-letrare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat