Tre të shëruar dhe asnjë i ri me covid sot në Malishevë

Kosova

Tre të shëruar dhe asnjë i ri me covid sot në Malishevë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:34
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tre person janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 856 raste, prej tyre 781 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 28 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat