Mësoni motin për ditën e mërkurë!

Kosova

Mësoni motin për ditën e mërkurë!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Qarkullimi i mjaftueshëm ajror që parashihet në këto ditë do të mbajë indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të mjaftueshme dhe mesatare.

Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave, vende-vende indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

13.01.2021 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe të dobëta bore. Nga Dukagjini shi i dobët, e me rënie të temperaturave borë e dobët. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -5C deri -1C. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-8m/s. Indeks UV 1.

14.01.2021 – Mot më i ftohtë. Paradite me kthjellime. Ditën kryesisht me vransira, e pasdite priten reshje të shkurta bore, që vende-vende mund të jenë edhe të intensitetit mesatar. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e priten edhe kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -6C deri 1C, e në vise malore -12C deri -3C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s. Indeksi UV: 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat