Ja si duket Vushtrria pas vërshimeve

Kosova

Ja si duket Vushtrria pas vërshimeve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:54
Vushtrria pas vërshimeve

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica, tha kryetari i Komunës së Vushtrrisë.   

Xhafer Tahiri tregon se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani. 

"Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.

Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë. Zoti na ndihmoftë", tha kryetari Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat