Burojasit e presin Vitin e Ri në mungesë të rrymës elektrike

Kosova

Burojasit e presin Vitin e Ri në mungesë të rrymës elektrike

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:34
Fshati Burojë i Skenderajt

Fshati Burojë i Skenderajt, natën e vitit të ri e priti pa furnizim me energji elektrike.

Disa banorë të këtij fshati, mungesën e rrymës e lidhin me mospraninë e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë.

Sipas tyre prishja ishte e qëllimshme, për ta lënë në errësirë fshatin prej nga vjen Thaçi.

Ndërkaq, një banor tjetër beson se kjo u bë për shkak se disa lagje të Burojës janë elektorat i Sami Lushtakut, ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Nga KEDS-i treguan se defekti është gjetur dhe sanuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat