80 persona humbën jetën në aksidente trafiku gjatë vitit 2020

Kosova

80 persona humbën jetën në aksidente trafiku gjatë vitit 2020

Më: 1 janar 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Aksidentet në trafik, përfshirë edhe ato me fatalitet, në periudhën e këtij viti (2020) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2019), kanë shënuar rënie në Kosovë.

Gjatë këtij viti që po lëmë pas, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 80 persona, derisa në vitin 2019 ky numër ishte 122.

Sipas statistikave Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor është 11 mijë e 976, prej tyre 4 mijë e 711 me të lënduar, dhe 7 mijë e 198 vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe 8 mijë e 814 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2019 ishte 15 mijë.

Sipas policisë, frekuentimi me numër më të madh të automjeteve ndodh në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e pasditës/mbrëmjes kur përfundon orari i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat