Gashi uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

Kosova

Gashi uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:24
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e ndërrimit të moteve, përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Obiliqit për Vitin e Ri 2021, duke ju uruar shëndet, mbarësi dhe harmoni në familje.

Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të dashur qytetarë,

Me rastin e ndërrimit të moteve, ju përcjellë urimet më të përzemërta, duke ju uruar shëndet,mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja! Me bindjen e plotë, që do të jemi bashkë në çdo proces të rëndësishëm për komunën e Obiliqit! Të bashkuar po realizojmë projekte madhore, të cilat u arriten fal implementimit të ligjit për Obiliqin, punës së palodhshme të ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal dhe fal bashkëpunimit me ju, po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e qytetit.

Së bashku, për një Obiliq modern dhe të zhvilluar!  

Për një vit të mbarë-GËZUAR 2021!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat