Haradinaj viziton Sos Fshatin e fëmijëve

Kosova

Haradinaj viziton Sos Fshatin e fëmijëve

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar Sos Fshatin e fëmijëve.

Ai po ashtu tregoi se gjersa ka qëndruar në Gjykatën e Hagës, fëmijët e tij i ka pasur nën përkujdesjen e SOS Fshatit.

“Edhe si prind, se Trimi e fëmija jonë kanë qenë nën përkujdesje të SOS fshatit të fëmijëve…SOS Fshati i fëmijëve i jep dashuri dhe përkujdesje fëmijëve, të cilët janë pa familje e pa përkujdesje. Si qytetarë kam bërë një gjest në përkrahje tyre dhe e falënderoj SOS Fshatin”, ka thënë ai.

Drejtoresha e SOS Fshatit të fëmijëve, Nezahat Salihu ftoi qytetarët që t’i mbështesin fëmijët, për t’iu treguar atyre se edhe ata kanë miq e mbështetje.

“I ftoj të gjithë ata që duan të ofrojnë mbështetje për fëmijët që janë këtu tek ne. Është mirë që të vijnë këtu dhe t’ju tregojnë që ata kanë miq e mbështetje”, ka thënë Salihu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat