Kur mjeku thërret për ndihmë

Kosova

Kur mjeku thërret për ndihmë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Është e natyrshme kur një njeri sëmuret ta thërret mjekun. Kjo është obligimi i tij/saj profesional. Për këtë dhe ka shpenzuar pothuajse një dekade të jetes se tij/saj duke u pergaditur! Për këta edhe rrin zgjuar me net të tëra. Për këta edhe rrezikon veten dhe famljen. Per këta edhe paguhet apo jo?

Mirëpo qka ndodh ne Kosoven tonë të dashur kur mjeku kërkon ndihme? Çka ndodhë kur mjeku përbuzet, goditet, zvarritet, turpërohet nga një sistem i cili refuzon t'ia sigurojë qoft një page lëmoshe dhe simbolike nga 543euro e aq me pak kushtet e punes, e zhvillimit apo avansimit profesional.

Kujt duhet ti drejtohet ai ose ajo tani? Gjermanisë? Amerikes? Zotit? Hoxhes? apo dreqit te mallkum? Pse duhet të detyrohet ai/ajo te lëshoj vendlindjen sikur në kohen okupatore të viteve 80ta dhe 90ta vetem për të pasur gjanat elementare për të jetuar.

Çka qenka më e rendësishme se shëndetësia e sidomos në kohë pandemie? Kush meriton më shumë se një mjek të cilit nuk i ishte dhënë as mundësia per ti shprehur paknaqësitë e veta e aq me pak për ti adresuar ato në seancen e djeshme parlamentare. Ku amandamenti i cili u jepte mjekeve specializant me vetefinancim të drejtë page ishte refuzuar se bashku me 138 amandamente të tjera ende pa u shqyrtuar.

Fakulteti i mjekësise nuk na ka mësuar vetem si ti sherojm pacientet mirëpo si të mbijetojmë. Rruga e gjatë deri te titulli na ka pergaditur per çdo lloj situate. Dhe perpjekjeve tona të deshpruara kundrejt një sistemi te kalbur shëndetesor u ka ardh fundi! 

Kjo sëmundje autoimune që e ka kapluar Kosoven ku vete shteti jonë e sulmon vetëveten deri në vdekje po e len Kosoven pa tru! Ky encefalit autoimun ska të ndalur dhe kësaj rradhe nuk janë mjeket ata të cilet duhet të perpjeken ta shërojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat