U mbajt mbledhja e KPF

Kosova

U mbajt mbledhja e KPF

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
U mbajt mbledhja e KPF

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Podujevës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 30 dhjetor 2020.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

REND DITE

1. Informatë lidhur me gjendjen financiare të Komunës së Podujevës për vitin fiskal 2020

( KPF propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës të mbledhjes së Kuvendit, dhe e njëjta të procedohet në njërën nga mbledhjet e radhës së Kuvendit, me arsyetim që informata në fjalë nuk është dërguar me kohë në formë të shkruar, përkatësisht me thirrjen dhe materialin e mbledhjes.)

2. Propozim vendimi për miratimin e Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2021

3. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e përbërjes së Këshillimit Komunal për Siguri në Bashkësi- KKSB

4. Propozimi i draft – Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021

(Kuvendit të Komunës i rekomandohet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Draft - Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021, hartuar dhe përgatitur nga Grupi punues përkatës.-Nuk përkrahet që në kuadër të dokumentit të përfshihen edhe pikat tjera shtesë të propozuara nga Ekzekutivi i Komunës.)

5. Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat