Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Kosova

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës tregon se rrugët në Kosovë po mirëmbahen dhe janë të lira.

Nga kjo ministri tregojnë për gjendjen e rrugëve në secilën komunë.

Ky është njoftimi i plotë:

Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale të mirëmbajtura nga Ministria e Infrastrukturës, vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike.

Bazuar në të dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në teren, MI informon si në vijim:

-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht të lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.

-Reshje të shiut dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht ksëaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

-Poashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.

Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.

Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohsisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirsive eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat