Loxha: Të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjet duan më shumë ta lëshojnë Kosovën

Kosova

Loxha: Të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjet duan më shumë ta lëshojnë Kosovën

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Arbëresha Loxha

Sipas një studimi të publikuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbi 50 për qind e popullsisë dëshiron që ta lëshojë Kosovën për arsye të ndryshme.

Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në Edicionin Special, tha se janë tri arsye që i shtynë qytetarët që të mendojnë migrimin po t’u jepej mundësia.

“Janë tri arsye kryesore që i shtynë ata të migrojnë. Është humbja e shpresës që situata socio-ekonomike, politike dhe sociale do të përmirësohet. Pamundësia për të gjetur punë, ose situata ekonomike dhe situata e rëndë politike”.

Loxha tha se grupmoshat që kanë më shumë prirje për të migruar janë grupmosha nga 18 deri në 24 vjeç dhe nga 34 deri në 40 vjeç.

Sipas raportit, përveç atyre që kanë të ardhura të ulëta, në mesin e atyre që duan të migrojnë janë edhe ata që kanë të ardhura nga 900 deri në 1200 euro.

“Mosha prej 18 deri në 24 janë më të prirur për të migruar. Kjo është e gjetur shqetësuese, sepse grupmosha e cila pritet të jetë e ardhmja e këtij vendi dhe t’i shërbejë vendit në të ardhmen kanë prirje për të migruar. Më shumë se 60 për qind e tyre kanë prirje për të migruar”.

“Edhe mosha nga 34 deri në 40 kanë prirje për të migruar. Sa më të ulëta janë të ardhurat financiare aq më e lartë është gatishmëria për të migruar. Por, edhe ata që kanë të hyra nga 900 deri në 1200 euro po ashtu kanë prirje për të migruar për shkak të pakënaqësisë me situatën politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat