KK i Malishevës për vitin 2020 mbajti gjithsejt nëntë mbledhje të rregullta

Kosova

KK i Malishevës për vitin 2020 mbajti gjithsejt nëntë mbledhje të rregullta

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
KK i Malishevës për vitin 2020 mbajti gjithsejt nëntë mbledhje të rregullta

Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina në emër të tij personal dhe këshilltarëve komunal, në fillim të mbledhjes së nëntë të rregullt, uroi mërgimtarët për mirëseardhje dhe u dëshiroi të kalojnë sa më mirë pran familjeve të veta.

Më pas paraqiti rendin e punës për këtë mbledhje i cili u miratua me disa plotësime nga këshilltarët komunal, ku u bë shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021, debat u zhvillua edhe për Raportin e Drejtorisë për Urbanizëm lidhur me realizimin e projekteve kapitale për përiudhen e deri tashme të viti 2020, ndërsa në shqyrtimin dhe miratimin e draft-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2021 u bënë disa ndryshime që prekin disa sektorë publik gjatë realizimit të projekteve nga kompanitë punëkryerëse, u vazhdua edhe kërkesa nr.01/1154 datë: 11.11.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për vazhdimin e shërbimeve të varrimit për banorët e Komunës së Malishevës për vitin 2021.

Ndërsa në Rishqyrtimi i vendimit nr.02/473 datë:03.12.2020, sipas kërkesës së MAPL-së nr.020-945/9 datë:11.12.2020, për dhënien në shfrytëzim të pronës publike KEDS-it, për vendosjen e re të stabilimenteve të nevojshme energjetike u vendos tarifë vjetor financiare.

Në rishqyrtimi të vendimit nr.02/412 datë: 03.11.2020, sipas raportit të vlerësimit të MAPL-së nr.020-839/12 datë:27.11.2020, për caktimin e lokacionit për vendosjen e pikës së transferit, për grumbullimin, transportimin, depozitimin e mbeturinave (jo të ngurta) të cilat grumbullohen nga (K.R.M) Ekoregjioni Sh.a në Prizren, njësia në Malishevë u shfuqizua me shumicë votash, më pas u shqyrtuan disa raporte dhe plane të komiteteve obligative dhe jo obligative.

Si dhe u bë shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/503 datë:07.12.2020 të parashtruar nga N.T.P “ILI”, nga fshati Banjë, për lirimin nga pagesa e këstit të katërt të shfrytëzimit të Pishinës Publikë në fshatin Banjë.

Në Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës, për meremtim dhe renovim të shtëpive të djegur nga zjarri; u formua komision nga KK, drejtori dhe zyra e kryetarit, po ashtu u formua edhe një komision lidhur me pakon financiare që mbështetën këshilltarët për bizneset malishevas, u votuan edhe disa rekomandime të grave asambleiste në KK të Malishevës dhe në fund , Këshilltarët dolën me një deklaratë në formë të kërkesëse drejtuar autoriteteve të KOSTI, për gjendjen tejet të rënduar me energji elektrike në Komunën e Malishevës, ku kjo ndërpreje e shpeshtë dhe e gjatë pa rrymë, po sjellë edhe dëmë të mëdha në amvisri dhe biznese.

Me mbledhjen e nëntë të rregull edhe përfundoi për vitin 2020 punimet Kuvendi Komunal i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat