Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike

Kosova

Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendimin për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira të tjera.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga 21 dhjetori 2020 deri më 03 janar 2021.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh.

Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojë përdorimi i tyre.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat