Obiliqi pa furnizim me ujë të pijshëm sot nga ora 11:00

Kosova

Obiliqi pa furnizim me ujë të pijshëm sot nga ora 11:00

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Komuna e Obiliqit nuk do të furnizohet me ujë të pijshëm nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, ku njofton se për shkak të disa punimeve teknike do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të qytetit.

Raportohet se do të bëhet ndrrimi i gypit me diametër fi 150 mm, në Parkun e qytetit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike në qytetin e Obiliqit, rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit / ndrrimin e gypit të ujit me diametër fi 150 mm në Parkun e qytetit të Obiliqit “ Adem Preniqi”, i cili është në ndërtim e sipër. Si shkak i këtij rehabilitimi gjatë ditës së sotme 18 dhjetor 2020, e premte , do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00-15:00 për pjesën më të madhe të këtij qyteti. Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a”, thuhet në komunikatën për medie të KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat