Kosova uron Bahreinin për Ditën e Pavarësisë

Kosova

Kosova uron Bahreinin për Ditën e Pavarësisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Mbretërisë së Bahreinit, me rastin e Ditës Kombëtare.

“Me rastin e kësaj feste, më lejoni t’i shpreh pupullit të Mbretërisë së Bahreinit dhe Shkëlqesisë Tuaj, urimet e mia më të ngrohta dhe më të sinqerta, në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim”, thuhet në urimin që Ministrja Haradinaj-Stublla i ka dërguar homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Alzayani.

“Unë jam e bindur se lidhjet e miqësisë dhe besimit të cilat ekzistojnë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bahreinit, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të popujve tanë, prandaj jam e përkushtuar për t’i zgjeruar marrëdhëniet bilaterale midis të dyja vendeve”, thuhet ndër të tjera në këtë urim.

Mbretëria e Bahreinit e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më datë 19 maj të vitit 2009, ndërsa të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me 12 mars të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat