Parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Situata meteorologjike do të mbetet stabile.

Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të troposferës që nënkupton ndotje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat