Joga qetëson trupin dhe mendjen si dhe lufton diabetin

Këshilla mjekësore

Joga qetëson trupin dhe mendjen si dhe lufton diabetin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Përveçse qetëson trupin dhe mendjen, ushtrimi i jogës çdo ditë, lufton edhe diabetin.

A është ky një fakt i vërtetë?

Jeni të dashuruar pas çokollatës? Konsumojeni sa më shumë, ja benefitet që i jep ajo shëndetit tonë

Sipas ekspertëve po. Disa pacientë madje mund të ulin dozën e ilaçeve që marrin për trajtimin e sëmundjes nëse bëjnë joga rregullisht.

45 minuta për vetëm 10 ditë nga kjo praktikë e lashtë relaksimi mund të ketë një ndikim të madh në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Dr. Venugopal Vijayakumar, nga Universiteti S-VYASA, i cili ka kryer këtë studim, thotë: “Edhe një sesion i jogës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të glukozës në gjak”.

“Rekomandohet një praktikë e rregullt për tre muaj edhe pse rezultatet e para vihen re brenda 10 ditëve, duhet të vazhdoni ta praktikoni atë për të shfaqur përmirësime në kontrollin e glicemisë tek njerëzit që vuajnë nga diabeti”, shton Dr. Vijayakumar.

Gjatë studimit të ri, të publikuar tek revista “Diabetes & Metabolic Syndrome: Clinical Research & Reviews”, u monitoruan mbi 1200 persona të diagnostikuar me diabet të tipit 2 ose pre-diabet (kur një person ka nivele të çrregullta të sheqerit në gjak por jo në stadin e të sëmurit me diabet).

Nga një studim i bërë me 1200 persona me diabet të tipit 2, rezultatet sugjerojnë se joga mund të përdoret për të trajtuar diabetin dhe parandaluar zhvillimin e tij tek njerëzit që janë të rrezikuar. Nivelet e sheqerit në gjak tek pjesëmarrësit u matën si para nisjes së jogës ashtu edhe pas disa sesioneve.

Rezultatet treguan se nivelet e sheqerit në gjak u ulën me 10% tek njerëzit që përfunduan 10 sesione të jogës.

Një seancë joge në ditë nuk ju kushton asgjë. Provojeni këtë metodë dhe do ndiheni të privilegjuar nga zgjedhja që po bëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat