Një mënyrë krejtësisht natyrale për të luftuar diabetin - Bota Sot
Një mënyrë krejtësisht natyrale për të luftuar diabetin

Këshilla mjekësore

E diel, 20 maj 2018

Një mënyrë krejtësisht natyrale për të luftuar diabetin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 11:55
Ilustrim

Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik mund të jenë më efektive sa i takon luftës kundër diabetit sesa ilaçet, sipas një studimi të fundit.

Pacientët që kanë një stil jete më aktiv, kanë më pak nevojë për mjekime të forta dhe nivele sheqeri më të pranueshme në gjak.

Studiuesit nga universiteti i Glasgow gjurmuan 1,500 pacientë që vuanin nga diabeti i tipit të dytë që ndiqnin këto programe fizike dhe i krahasuan me pacientët që ishin më pasivë.

U vu re se pacientët që binin në peshë dhe kryenin aktivitet fizik kishin reduktim të theksuar të sheqerit në gjak dhe kishin 50% më pak gjasa për të vazhduar mjekimet me insulinë.

Qëllimi i këtij studimi është ndërgjegjësimi i pacientëve të prekur nga diabeti për të kryer aktivitet fizik dhe për të treguar kujdes të veçantë në të ushqyer, për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe të gjatë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test