Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë - Bota Sot
Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë

Biznes

E shtunë, 23 qershor 2018

Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë

Më: 30 prill 2018 Në ora: 21:01
Enver Hoxhaj

Nën patronatin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, është mbajtur sot në Prishtinë forumi i biznesit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Në këtë forum, ku morën pjesë numër i madh i përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova, dhe rreth 20 përfaqësues të bizneseve saudite, u diskutua për klimën e investimeve në Kosovë, praktikat e mira dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite. 

Mysafirëve iu drejtua zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, Khalid Abdulrahman AL Othman – presidenti i Saudi Mubadara Development Company, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve, si dhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në anën tjetër, ministrat Bedri Hamza, Valdrin Lluka, si dhe drejtori i KIESA-s kanë folur për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë, ligjin e ri për investime strategjike dhe politikat fiskale të favorshme.

Pas diskutimeve në konferencë, përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova dhe Arabia Saudite kanë pasur mundësinë të mbajnë takime të ndara me njëra tjetrën, ku kanë diskutuar plane dhe ide konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se bizneset arabe janë të interesuara të investojnë në Kosovë, duke përmendur fusha si industria e ushqimit, bujqësia, prodhimi dhe menaxhimi i mbeturinave, dhe shumë fusha të tjera. 

“Është një rast jashtëzakonisht i mirë që bizneset kosovare t’i vënë kontaktet dhe të bashkëpunojnë me bizneset e Arabisë Saudite, në projekte konkrete, të cilat do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Palët janë pajtuar se së shpejti një forum i tillë do të mbahet edhe në Arabinë Saudite.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test