„AGA“ e Uster`it tash e ka blerë shitoren në Florastrasse 2, te rrethi përball Komunës

Biznes

„AGA“ e Uster`it tash e ka blerë shitoren në Florastrasse 2, te rrethi përball Komunës

Nga: Intervistoi: Bekir Bekiri Më: 14 tetor 2011 Në ora: 15:17

Qyteti Uster i Kanton Zürich`ut gjithmonë ka qen dhe është një vend ku jetojnë shumë shqiptarë dhe kanë pas mundësi me blerë produkte nga vendlindja dhe produkte tjera të tekstilit me çmime shumë të lira.

Reportazh me pronarin e ri të shitores së vjetër në Uster me zotëri Agha Nacera.
Të nderuar Zotri Agha sa e pashë këtu të gjithë po të thirrshin AGA me të vërtet po ju takon kjo emër jeni bë AGA e Uster`it. Na tregoni pak kur e keni marrë shitoren ju dhe çka ka shit kjo shitore me vite me radhë?

I nderuari është e vërtet më thirrin AGA se emrin e kam Agha pra ka mbet ashtu dhe e shqiptojnë si AGA por unë jam i kënaqur me emrin dhe njerëzit më respektojnë. Shitoren e vjetër të USTER`it që gjendet në qendër të qytetit përball me komunën e kemi blerë para disa muajve. Kjo shitore është e njohur me shitjen e produkteve të ndryshme si ushqimore nga Ballkani po ashtu produkte tjera për dhurata dhe tekstil me çmime shumë të volitshme. Edhe pronarët para neve jan munduar me shit me çmime të volitshme.


Zotri AGA na tregoni pak se çfarë produkte ushqimore dhe çfarë produkte tjera saktësisht jeni duke shit në shitoren tuaj ?
Ne po mundohemi të shesim produkte ushqimore që janë të nevojshme për çdo ditë dhe me shit produkte që jan të orientuar për të huajit si p.sh. shqiptarëve, boshnjakëve, Arapëve dhe kombeve tjera si zviceranëve, francezëve etj. Kemi një asortiment të produkteve si pijet freskuese Jaffa Champion nga Presheva që prodhohen nga ndërmarrja shqiptare Fluidi, çajin e Drinit , miell misri, sheqer, kaffe Prince nga Kosova, gurabija , flipsa, ajvara , qebapa ,pleskavica, peshk pangasius file, jufka për petë dhe bakllava, groshë tetove, ushqime për fëmijë si plazma, taran halvë, speca turshi djegëse dhe shumë produkte tjera ushqimore kuptohet me çmime shumë të volitshme.


Prej produkteve joushqimore kemi këpucë, pantallone, dhurata të ndryshme, shminka, gota për çaj, veshje të brendshme, këpucë sportive kappa dhe marka tjera të njohura me çmime shumë të lira sa që habiten klientët kur i blejnë a jan origjinal ajo. Kuptohet se janë origjinal. Kemi tesha të ndryshme të Sergio Tachini marka e njohur për tesha. Po ashtu kemi lojëra për fëmi, Qebe , çanta të ndryshme, jorgana, mbulesa për mobile, produkte amvisërie si tenxhere ,luga thika, piruna, gota, Tepiha për banjo dhe shumë më tepër se sa mund të paramendoni.

Zotri AGA na jepni adresën dhe orarin e punës të shitorja juaj ?

Adresa është :
Amali Trading GmbH
Florastrasse 2
8610 USTER (ZH)
Kontakt Person: Agha Nat.079 630 05 24
Orari i punës:
E hënë – e premte 09:00 – 18:30
E shtunë 08:00 – 17:00

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat