Gjatë kësaj jave pritet raporti vlerësues për kufirin Kosovë-Mali i Zi (Foto)

Bota e Yjeve

Gjatë kësaj jave pritet raporti vlerësues për kufirin Kosovë-Mali i Zi (Foto)

Më: 29 mars 2016 Në ora: 10:35

Themelimi i komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, gjatë kësaj jave ka gjasa t’i dorëzoj Presidentes raportin vlerësues për procesin në fjalë.

Tre ekspertët, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë përfunduar fazën e bisedave me akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit në Kosovë, dhe për momentin ndodhen në Mal të Zi.

Mirëpo, profesori i gjeografisë në UP, Florim Isufi i cili ishte mjaft aktiv me hulumtimet e tij hartografike për shënimin e kufirit, mbetet skeptik për një zgjidhje të duhur nga ky Komision, sepse sipas tij është koha e shkurtër për verifikimin e gjithë këtij materiali dhe është marrëveshja e ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi.

Isufi në një bisedë për KP tha se do të ishte me rëndësi që të nxirret një vendim i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë, por ai tha se edhe në aspektin shkencor hartografik nuk ia ka mbushur syrin ky Komision, ngase në këtë grup është vetëm një gjeodet i cili merret me gravitet, e jo tipik hartograf, me çka do të vlerësonte më në detaje këtë proces.

Presidentja e vendit do të duhej të angazhonte ekspertë të rëndësishëm të universiteteve të botës që merren me lëmin e ngushtë të demarkacionit, tha profesor Isufi.

Përndryshe, ai tha se këtij Komisioni të përbërë prej një diplomati, një gjeodeti dhe një polici kufitar, i kanë ofruar të gjitha argumentet dhe materialet hulumtuese për kufirin e përfolur dhe problematik, sipas tij.

Isufi: Jam skeptik me Komisionin për Demarkacionin

“Ne kemi pasur dy takime të gjata me Komisionin, iu kemi ofruar të gjithë materialin e duhur të cilin ne e kemi siguruar prej institucioneve më kredibile të të gjitha kohërave. Tash i mbetet Komisionit që ta shqyrtoi atë material dhe të nxjerr një përfundim të cakt uar. Unë personalisht jam pak skeptik, arsyeja është se koha është e shkurt për verifikimin e gjithë këtij materiali,pastaj takimet edhe me palën malazeze, ratifikimi i marrëveshjes nga Kuvendi i Malit të Zi, etj”, tha Isufi.

Profesori i gjeografisë thotë se nuk ia ka idenë se çfarë përfundimi do të mund të nxjerr ky grup i ekspertëve. Presidentja Jahjaga me siguri e ka menduar se çfarë përfundimi do të ketë, e që do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët.

Isufi: Presidentja do të duhej të krijonte një Komision më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës

“Ajo çka personalisht dhe profesionalisht mund të them është se më ka mbetur ‘hatri’ te presidentja , se nuk ka krijuar një Komision më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës. Nuk ka konsultuar ekspertët më eminent të kësaj dege, fillimisht nuk ka konsultu ar edhe shkencëtarët kosovar të cilët merren me këtë lëmi. Dhe nuk di se si ka menduar presidentja me këtë grup ekspertësh të nxjerr një përfundim i cili gjatë gjithë jetës do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët”, tha Isufi.

Profesori tregon se për të nuk është me rëndësi se çfarë vendimi nxjerr Komisioni, sipas tij me rëndësi mbetet që të nxirret një vendim i cili do të jetë i pranueshëm dhe nuk do të ndizet përsëri me fërkime dhe konflikte ndërshtetërore.

Isufi: Është me rëndësi që të nxirret një vendim i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë

“Unë e kam të vërtetuar situatën me faktografit më të fuqishme që ekzistojnë. Për mua nuk është me rëndësi se çfarë vendimi nxjerr Komisioni, për mua është me rëndësi që të nxirret një vendim i cili do të jetë i pranueshëm për kohërat, për të mos lënë ndonjë pl agë, e cila pas një periudhe tjetër kohore mund të ndezët përsëri dhe mund të sjellë fërkime dhe konflikte ndërshtetërore në mes këtyre dy shteteve”, tha Isufi.

Ai tha se Komisionit i kanë ofruar të gjitha dokumentet dhe në numër të madh, dhe kësaj radhe iu kanë prezantuar edhe dokumente të cilat nuk i ka pasur as opinion publik deri më tash. Sa i përket pjesës hartografike, Isufi tha se ekspertët janë mahnitur me provat e gjetura. Gjithashtu sipas tij janë befasuar edhe me punë dhe hulumtimin e bërë.

Kjo edhe është arsyeja se pse ky Komision do të duhej të kishte në përbërje edhe hartografë të hartografisë gjeografike për t’i dhënë vlerë dhe peshë secilit material shkencor, thotë Isufi i cili tregon se faktet e tij bazohen në material shkencor.

Isufi: Nuk ma ka mbushur syrin Komisioni

“Në aspektin shkencor nuk ma ka mbushur syrin që është një Komision bindës në aspektin shkencor hartografik. Sepse ka qenë vetëm një gjeodet dhe ai ka qenë gjeodet i cili merret me gravitet dhe që ka menaxhuar disa kufi përreth Gjermanisë. Por, jo tipik hartograf për me vlerësuar këtë punë. Duhet me qenë hartograf të hartografisë gjeografike në mënyrë që me i dhënë vlerë dhe peshë secilit material shkencor. Andaj, unë bazohem në material shkencor, por nëse gjendet ndonjë material shkencor i cili hedhë poshtë materialin, unë e pranoj plotësisht”, sqaron Isufi.

Përndryshe, ky komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën e Presidentes Jahjaga, pas shqetësimeve të ngritura rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.

KosovaPress merr vesh se gjatë kësaj jave do të duhej të përfundonte afati për dorëzimin e raportit vlerësues për kufirin Kosovë-Mali i Zi nga Komisioni ad-hoc ndërkom bëtar. Ky raport do t’i dorëzohet Presidentes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat