Kosova duhet t’i bëjë të rinjtë pjesë e vendim-marrjes

Bota e Yjeve

Kosova duhet t’i bëjë të rinjtë pjesë e vendim-marrjes

Më: 28 shkurt 2016 Në ora: 12:48

Dorina Lluka, një femër nga Kosova që ngriti zërin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për rëndësinë e të rinjve në vendim-marrje.

Para të gjitha vendeve anëtare atje, ajo ka folë për fuqinë e të rinjve në të gjithë botën, edhe në Kosovë, derisa po merrej vendimi i agjendës së Kombeve të Bashkuara për agjendën 15-vjeçare të zhvillimit të globit.

Në një intervistë për KP, ajo tregon për rëndësinë që ka përfshirja e të rinjve në vendim-marrje. Ani pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, Dorina Lluka, përfaqësuese e organizatës YMCA në Kosovë, e ftuar të mbaj fjalim atje, në emër të institucionit që i takon, mes rreshtash, nuk duroi pa folë edhe për Kosovën.

Lluka: Në fjalimin tim e kam përmend Kosovën

“Unë kam pas shans me përdorë emrin e Kosovës. Ka qenë mburrje që prej 119 shteteve ku ne punojmë, Kosova është përzgjedhë për me folë në emër te të rinjve të globit. E kam përmend Kosovën, kam folë çka ne bëjmë në Kosovë, si ne bashkëpunojmë edhe më programet e Kombeve të Bashkuara të cilat janë në Kosovë. Krejt vendet anëtare në Kombet e Bashkuara kanë qenë prezent, vendet e rajonit ishin prezent…. Vetëm unë e kam pas rastin me folë në emër te të rinjve të botës”, thotë ajo.

Duke treguar si institucion global, çka mendoj nëse është prioritet për të zhvilluar globin, Lluka ka thënë se të rinjtë janë ata që duhet të ngrijnë zërin.

Lluka: Kam fol për rëndësinë e të rinjve në vendim-marrje

“Duke e pas parasysh që Kosova nuk është anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka qenë nder kur unë jam kërkuar të flas në emër të institucionit tonë. Atje kam prezantuar rëndësinë e pjesëmarrjes te të rinjve në vendim-marrje në nivel global. Pasi Kombet e bashkuara veç e kanë aprovuar planin 15 vjeçar të zhvillimit, të cili plan i ka 17 pika. Prioritet aty është eliminimi i varfërisë së skajshme, zvogëlimi i papunësisë, barazia gjinore e të tjera. Unë kam fol në emë r të institucionit tonë, se si në të gjitha këto pika prioritet duhet të jetë përfshirja e të rinjve në vendim-marrje e jo vetëm si pjesë përfituese, por kur të mirren vendimet edhe ata me jap zërin e tyre”, thotë ajo.

Ajo tregon se vendet e tjera aty, që kanë përfaqësuar organizatën YMCA, nuk e kanë pas rastin të mbajnë fjalim.

Sipas saj, organizata të cilës ajo i përket, e që veprimtarinë e ushtron edhe në Kosovë, aktualisht është më e fuqishmja në Ballkan.

YMCA në Kosovë vepron në Pejë, Gjakovë, Fushë Kosovë, e së shpejti edhe në Junik.

Kjo organizatë që punon dhe jeton për qëllimin e të rinjve, aktualisht ka 60 milionë përfitues në vit, që janë të rijnë.

Dorina Lluka mendon se në Kosovë duhet punuar shumë me të rinjtë, që sipas saj, ka potencial të madh, por nuk po bëhet sa duhet.

Lluka: Pjesëmarrja e të rinjve në Kosovë, në vend-marrje është e pakënaqshme

“Fatkeqësisht pjesëmarrja nuk është e kënaqshme. Të rinjtë duhet me u përfshi në krejt agjendat zhvillimore të Kosovës. Ne e dimë që realiteti nuk është kështu. …ju kisha bërë thirrje krejt institucioneve me i përfshi të rinjtë në vendim-marrje, me I përfshi në agjendat e tyre dhe me i pa të gjithë të rinjtë si potencial. Ndoshta ka ardh koha mos me pas gojën plot e vetëm me përmend fjalën rini, por me të vërtetë mi përfshi ata, në mënyrë konstruktive, që 15 vjet e ardhshme, nëse nuk investojmë, edhe Kosova ka me gjet vetëm para një realiteti jot ë dëshirueshëm, sepse kemi të bëjmë një potencial i cili është duke fjet e ne nuk guxojmë me lënë të flejë”, thotë ajo.

Ajo tregon se në Kosovë kjo organizatë funksionon prej vitit 2003, veçse nga 2013’a janë njohur zyrtarisht nga zyra në Gjenevë dhe Çeki.

Është organizata e para e të rinjve në botë, daton që nga viti 1844 funksion dhe punon ne nivel global ne 119 shtete.

Në takimin e OKB-së, ku Lluka ka marrë pjesë, është diskutuar rreth aprovimit të agjendës 2030 për zhvillimin e globit.

Nga aty ajo ka përçuar një mesazh të fuqishëm ku ka arritur të tregoj se Kosova ka shumë të rinjtë të cilët do të mund të ndihmonin në zhvillimin e globit, dhe se të rinjtë nuk janë por janë zgjidhja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat