Shenjtërimi i së Lumes Nënë Terezë është dhuratë e Qiellit për Shqiptarët

Bota e Yjeve

Shenjtërimi i së Lumes Nënë Terezë është dhuratë e Qiellit për Shqiptarët

Nga: Intervistoi: Idriz Morina Më: 19 dhjetor 2015 Në ora: 16:25

Nëna Terezë për më pak se një vit do të jetë shenjtorja më e re botës, ndërsa shqiptarët do ta kenë edhe një përfaqësuese të tyre në tempullin e të shenjtëve, duke iu bashkuar shenjtërve tanë ilir si Shën Asti i Durrësit, Shën Flori dhe Lauri i Ulpianës, Dardanisë, Shën Niketa, Shën Jeronimi, janë disa nga shentërit që na i kujton në një intervistë të shkurtës bërë enkas me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, biografi më i njohur i saj, Dr.Don Lush Gjergji.

Për Don Lush Gjergjin, i cili jo vetëm është biograf, por njëri prej shoqëruesve më të shpeshtë të saj në udhëtimet në Europë e më tej, thotë për “Bota sot” se shenjtërimi i Nënë Terezës është një perlë e shenjtërve shqiptarë apo të gjakut tonë që i vë kapakun.

Si e vlerësoni shenjtërimin e Nenë Terezës?

Shenjtërimi i së Lumes Nënës Terezë për ne Shqiptarët është një dhuratë e madhe e Qiellit, Papës Françeskut, sepse me këtë përplotësohet dhe rrumbullakësohet procesi i lumturimit, është shkalla e fundit, më e larta ajo e kanonizimit. Me këtë bota mbarë, sidomos ajo e krishterë dhe katolike, tashmë do të mësojë nëpërmjet Shën Nënës Tereze edhe historinë e lavdishme të lashtë, martire të Kishës dhe Popullit tonë.

Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët?

Domethënia është e shumëfishtë: kombëtare, për ta njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit. Fetare, sepse e kemi tashmë një ndërmjetëse, "Avokate" dhe përfaqësuese te Zoti. 5 shtatori tash në çdo kalendar kishtar do të jetë festa e "Shën Nënës Terezë". Për ne për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat e lashta arbërore, për ta njohur, dashur dhe imituar Nënën Tereza në përditshmërinë tonë.
Na thuani diçka edhe për Papa Françeskun, nëse ai e ka përshpejtuar sado pak shenjtërimin e Nënë Terezës, dhe a është ky njëri nga Papët që po tregon afeksion dhe respekt të jashtëzakonshëm për shqiptarët!

Gjithsesi, sepse e ka vizituar vendin, shtetin e parë Shqipërinë vitin e kaluar, ku ka nderuar Nënën Terezë dhe Martirët Shqiptarë. Stili i jetës dhe veprimtarisë së Papës Françeskut është i ngjashëm, për shumëçka edhe identik me Nënën Terezë, në thjeshtësi, përvuajtëri, varfëri, komunikim të drejtpërdrejt, e njerëz të thjeshtë....

Sa shqiptarë apo personalitete nga gjaku ilir kemi tani të shenjtë?

Jemi të pasur me shumë shenjtërorë me prejardhje ilire, që nga Shën Asti i Durrësit, Shën Flori dhe Lauri i Ulpianës, Dardanisë, Shën Niketa, Shën Jeronimi e kështu me radhë... Perla e ditëve tonë, fryti i martirizimit, lashtësisë, autoktonisë dhe traditës së krishterë prej kohës apostolike e deri më sot, është pa dyshim: Shën Nëna Terezë!!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat