Elshani : Europa feston Ditën e Europës, shqiptarët vriten pse janë shqiptarë në Maqedoni!

Bota e Yjeve

Elshani : Europa feston Ditën e Europës, shqiptarët vriten pse janë shqiptarë në Maqedoni!

Nga: Intervistoi: Beqir SINA Më: 19 maj 2015 Në ora: 09:46

A kemi të bëjmë me një sulmë për shkak të ndasive etnike ? ose të asaj se janë shqiptarë?

Patjetër. Forcat policore të Maqedonisë mezi që presin që të gjejnë rastin e të perdorin forcë jo proporcionale ndaj.shqiptarëve. Si në këtë rast, ajo forcë shpesh është vdekjepruese duke mos kursyer as qytetarët e pafajshëm e të pambrojtur. Po t'i shikoni pamjet filmike nga "Lagja e Trimave" ne Kumanovë, ato tamam janë skena lufte,shkatërrime si ato që kanë ndodhur ne Vukovar. Është ironi, që këto sulme filluan me 9 maj, kur Europa po festonte Ditën e Europës, 70 Vjetorin e Mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Por ja, nje pjese e qytetarëve te kontinentit europian ende nuk e gëzojnë lirinë e plotë, ende duhet te luftojnë me armë në dorë për të drejtat më elementare. Këtë nuk e them për rastin e fundit në Kumanovë por për situatën e përgjithshme në Maqedoni.


A mendoni ju se pas sulmit në Kumanovë fshihet një inskenim nga qeveria Maqedonase ?

Arsyet se si filloi ky konflikt dhe përse filloi ne këtë kohë ende nuk janë bërë të ditura nga të gjitha palët të përfshira në këtë përleshje. Por, një gjë është e sigurt se ky sulm është inskenuar nga qeveria e Maqedonisë, nga shërbimet sekrete të kësaj republike. Ata janë mjeshtër të intrigave ,inskenimeve të tilla. Qeveria e Kryeministrit Gruevski ishte përfshirë në disa skandale dhe ky ishte një rast shumë i përshtatshëm për të larguar vëmendjen nga problemet e tij, sepse ai e di fare mirë se kur vjen puna te konflikti me shqiptarët, pa marrë parasysh se kush ka te drejtë, maqedonasit do ta përkrahin qeverinë. Kjo situatë i ka konvenuar qeverisë së Maqedonisë, dhe posacerisht Gruevskit. Shqiptarët duhet të jenë syhapur (vigjilentë) dhe të mos bien në gracka të tilla. Konfliktet e armatosura duhet të zhvillohen vetëm atëherë kur cdo gjë tjetër ka dështuar. Qeveria e Maqedonisë dhe forcat e saj policore vazhdimisht kanë treguar me veprimet e tyre se ata nuk kanë respekt për jetën e njeriut, aq më pak për jetën e shqiptarëve.


Mediat serbe janë shprehur se lufta e madhe dhe Shqipëria e Madhe po troket madje me mbështje sipas tyre edhe të SHBA-ës. Cili është mendimi i juaj për këto shkrime të shtypit serb ?

Rusisë, Serbisë dhe Maqedonisë,këtij trekëndshi provokues dhe destabilizues në Ballkan u konvenon që ta mbajnë gjallë konfliktin me shqiptarët duke u munduar të na paraqesin neve si faktor destabilizues në Ballkan dhe në Europë. Kjo i shërben edhe Rusisë së Putinit për t'i përligjur sulmet në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë. Shqipëria e Madhe është koncept i tyre - për ne Shqipëria është ajo që është - Shqipëria Etnike: ku cdo pëllëmbë e tokës, ku ujit i thonë ujë e bukës i thonë bukë. Në këtë barazim (ekuacion) ata i vënë edhe ShBA-të, kështu që edhe ata e kërkojnë angazhimin dhe përfshirjen e Rusisë në krahun mbrojtës të tyre. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kurrë nuk i kanë lakmuar tokat e fqinjve tanë, kurre nuk i kanë pushtuar tokat e fqinjve tanë, por gjithmonë i kemi mbrojtur trojet tona.Prandaj, askush nuk duhet të frikësohet nga shqiptarët, askush nuk po rrezikohhet nga shqiptarët dhe e ashtuquajtura Shqipëria e Madhe. Përse Serbët, mediat serbe dhe të tjerët nuk po shqetësohen për Rusinë e Madhe, që shtrihet në njëmbëdhjetë zona kohore?!
Në Kumanovë, për shumë ditë u vu re mungesa e liderve të partive politike shqiptare; si e shikoni ju këtë mungesë ?

Vërtet, kjo është për cdo kritikë. Kjo po tregon qartë se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë udhëheqës seriozë që punojnë për interest madhore të kombit, por janë të përcarë me njëri - tjetrin. Partitë shqiptare nuk bashkëpunojnë më njëra - tjetrën, por vazhdimisht janë të përcara. Është e papranueshme kur partitë shqiptare bëjnë koalicione me partitë maqedone dhe nuk bashkëpunojnë me njëra -tjetrën, nuk i bashkërendojne veprimet, punët e tyre. Po ashtu është e papranueshme dhe e paspjegueshme se gjate tëre kohes sa zgjati konflikti në Kumanovë, asnjëri nga udhëheqësit e shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duken fare, thua se këto sulme po ndodhnin ne ndonjë planet tjetër dhe jo në një lagje shqiptare ku forcat policore po shkatërronin cdo gjë që u dilte përpara. Po të ishin shqiptarët e bashkuar në Maqedoni, me siguri do të ishin në një gjendje më të mirë se që janë sot.


Cili do të jetë simbas jush fati i Kumanovës , a mendoni se do të ketë trazira të tjera ?

Për fat të keq, kam shqetësimin se raste të tilla do të përsëriten në të ardhmen, do të ketë trazira të tjera në Maqedoni, për arsyet që u përmenden më lart, por edhe për faktin se mendësia e qeveritarëve, popullsisë maqedonase nuk ndryshohet lehtë. Ndër dekada të tëra është grumbulluar një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve - veset e këqia, ligësitë nuk largohen lehtë. Por, edhe shqiptarët duhet të tregohen të pjekur, të jenë të bashkuar, të veprojnë me maturi dhe të mos bien në grackat që u kurdisin shërbimet e sigurimit të Maqedonisë, forcat e errëta të Maqedonisë.


Si do të vijojë fati i Marrëveshjes së Ohrit pas ngjarjes së Kumanovës ?

Nga kësojë ngjarje duhet të marrin mësim edhe qeveria e Maqedonise edhe shqiptarët. Marrëveshja e Ohrit u arrit si rrjedhim i luftës së armatosur të shqiptarëve të Maqedonise dhe trysnisë ndërkombëtare që u ushtrua ndaj qeverisë së Maqedonisë. Pra këtë marrëveshje qeveria e Maqedonisë nuk e arriti si një nevojë të brendshme për të stabilizuar gjendjen në Maqedoni. Marrëveshja duhet të zbatohet me përpikmëri dhe të zgjerohet edhe më tepër. Askush nuk duhet të ketë frikë nga qytetarët e lirë që i gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore. Kjo është në interesin e të gjitha palëve, te gjithe shtetasvete Maqedonisë. Kur cenohen të drejtat e një pjese të mirë të qytetarëve të një vendi, atëherë cenohet edhe vetë siguria e atij vendi. Qeveritë shoviniste nuk i kuptojnë këto parime, ata mendojnë se vetëm duke e nënshtruar, duke e poshteruar një grup të caktuar etnik, mund ta sundojnë atë më lehtë.
Mendoni se pas kësaj, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Maqedonisë dhe maqedonasve do të preken ?

Po, marrëdhenjet ne mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të preken, por ashtu - ashtu këto marrëdhënje kurrë nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Kjo varet edhe nga ajo se si do te sillet qeveria maqedonase ndaj shqiptarëve, ndaj kërkesave të tyre për të drejtat e plota si të cdo qytetari të Maqedonisë.
Çfarë duhet të bëjnë liderit shqiptarë në Maqedoni për zgjedhjen e këtij problemi ? dhe si mund të zgjidhet ai ?

Udhëheqësit shqiptarë të Maqedonisë duhet të angazhohen seriozisht për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe jo të rrinë anash,sic bënë tani. Duhet të bsashkëbisedojnë me shqiptarët, të njihen me problemet, shqetësimet e tyre. Këto shqetësime duhet t'ia paraqesin qeverisë, Kuvendit të Maqedonisë dhe të ngulin këmbë në përmbushjen e këtyre kërkesave. Të punojnë me përkushtim dhe jo vetëm t'i shikojnë interest e ngushta vetjake, karrieriste.Në radhë të parë ata duhet të jenë udhëheqës që e gëzojnë besimin dhe përkrahjen e qytetarëvë dhe nuk janë të kompromituar.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët e Amerikës ?

Edhe shqiptarët e Amerikës duhet të jenë të organizuar, të shërbejnë si një faktor i bashkimit kombëtar dhe të shfrytëzojmë lidhjet tona me personalitetet amerikane, si ne Kongres, Senat dhe Administratën dhe institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare në Amerikë. T'ua bëjmë të ditur problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët jo vetem në Maqedoni por edhe ne Mal te Zi, Luginën e Preshevës, etj. Nga këta zyrtarë të kërkojmë që të ushtrojnë trysni nda qeverisë së Maqednisë, Malit të Zi e Serbisë. Po ashtu, diaspora duhet të angazhohet drejtpërdrejt edhe në teren duke ndihmuar ne organizimin, demokratizimin e partive politike, fondacioneve te ndryshme, duke punuar me individë te caktuar, etj
A kishit ndonjë mesazh ?

Shqiptarët në Maqedoni dhe në trojet tjera etnike te mos bien në grackat që u kurdisin kundërshtarët e tyre, të mos bëhen peng i askujt, të flasin me një zë të fuqishëm, të bashkërendojnë veprimet e tyre dhe gjithmonë të jenë të bashkuar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat