Tifozi ‘Kuq e Zi’ Indrit Murati ka një mesazh për nënat e tifozëve serbë

Bota e Yjeve

Tifozi ‘Kuq e Zi’ Indrit Murati ka një mesazh për nënat e tifozëve serbë

Më: 23 prill 2015 Në ora: 10:47

Indrit Murati i njohur nga gjithë tifozët “Kuq e Zi” si “Problemi” është bërë shumë i njohur për opinionin mbarë shqiptarë pasi që e quajti filogrek gazetarin Kastriot Myftarajn live në “Zonë e Lirë”. Në jetën e përditshme siç thotë edhe ai vetë, është një njeri sa i qetë aq edhe problematik.

Ai njihet me të gjithë VIP-at shqiptarë, madje edhe organizon evente të ndryshme, menaxhon edhe një studio tatuazhesh, por gjithashtu, bënë edhe Hip-Hop ku është pjesë e grupit “Banda Botuesi”.

Gazeta Flash ka zhvilluar një intervistë me Indrit Muratin, ku ai ka rrëfyer gjëra të pa ditura deri më tani për opinionin rreth dronit dhe mos lejimit të hyrjes së tifozëve shqiptarë në serbi.

Prej cilit vit e ndiqni kombëtaren edhe që sa kohë jeni pjesë e tifozëve “Kuq e zi”?
Indrit Murat:
Prej vitit 2000 e kam ndjekur kombëtaren dhe s’kam lënë asnjë ndeshje të saj pa e parë. Do e ndjek gjithë dhe do t’i përkushtohem flamurit deri në frymën e fundit. Jam pjesë e “Albania Ultras” një grupi tjetër që është pjesë e zinxhirit të tifozëve “Kuq e Zi”.

A ditë që u ngrit droni në Beograd nga miku i juaj “Ballsti”, ku ishit ju?
Indrit Murati:
Në fakt unë kisha siguruar biletën për ta shikuar ndeshjen live, por nuk na lanë ta kalojmë kufirin dhe sigurisht i dëshpëruar jam kthyer dhe e kam shikuar ndeshjen në sheshin “Nënë Tereza” me “Albania Ultras” me Marin Rexha, Ardit Hykaj, Marsid Kuq etj, pra isha midis Tiranës kur droni aderoi në stadium.

Çfarë ndjeu atë ditë Indriti?
Indrit Murati:
Krenari, Krenari dhe vetëm Krenari, sigurisht edhe lot gëzimi (qesh)!

Ju edhe në “”Zonë e Lirë” ishe i ftuar të flasësh në vend të Ismail Morinës (Ballistit), pse ai akoma nuk është prononcuar për media?
Indri Murati:
Ballisti do të dal të flasë atëherë kur të jetë e rrugës të dalë dhe sigurisht që do ta pasqyrojë ngjarjen më shumë rreth asaj se si është ngritur droni!

Në Loro Boriqi si do ta pritni Serbinë?
Indrit Murati:
Ne i presim kundërshtarët me besë dhe siç e kemi traditë, por ata na kanë prerë në besë e ne do presim e do t’i përcejllim ashtu siç e meritojnë, “të rrahur dhe gjysme të djegur”. E kam fjalën për tifozët e jo lojtarët.

Dmth ju i kërcënoni tifozët serbë?
Indrit Murati:
Federata e Futbollit të Serbisë neve na ndaloi të udhëtojmë në Beograd, madje edhe lojtarët tanë u maltretuan nga serbët. Unë i këshilloj nënat e tifozëve serbë që të mos i lënë bijtë e tyre të udhëtojnë në Shqipëri, se do kthehen në arkivol!

Cila është ëndrra e juaj?
Endrit Murati:
Ribërja e Shqipërisë Etnike!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat