Qetësinë e kam trashëguar nga im atë

Bota e Yjeve

Qetësinë e kam trashëguar nga im atë

Nga: Intervistoi: Dafina Xhemaj Më: 2 janar 2015 Në ora: 11:58

Nuk e shohim shumë shpesh në media sepse nuk ka dëshirë të ekspozohet, mirëpo puna të cilën e bënë Mendim Rugova flet më shumë se sa një mijë fjalë.

Thotë se qetësinë e ka trashëguar nga babai i tij, Presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Në një bisedë për “Bota sot”, Mendim Rugova shpalos qaste nga jeta e tij private si dhe tregon për pasionet e tij, fotografinë dhe meteorologjinë.

“Bota sot”: Si jeni njohur me bashkëshorten tuaj?
Mendim Rugova:
Jemi takuar para 8 viteve, në fillim ishte vetëm shoqëri, por më pas u kurorëzua dashuria jonë.

“Bota sot”: Ju i keni dy fëmijë një vajzë dhe një djalë, e keni menduar ndonjëherë se sa fëmijë dëshironi ti keni?
Mendim Rugova:
Kohët në të cilat ne jetojmë janë të tilla që edhe 2 fëmijë janë taman.

“Bota sot”: Po pasionet për foton dhe për motin!
Mendim Rugova:
Njëkohësisht dhe me të dyja janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën

“Bota sot”: Sa është Mendimi baba i mirë?
Mendim Rugova:
Mendoj që mua nuk më duhet të flasë për këtë pyetje, Eva dhe Ariani janë fëmijë të mbarë dhe angazhimi im si baba është i pashmangshëm.

“Bota sot”: Çka ju bënë të ndiheni krenar për veten tuaj?
Mendim Rugova:
Për të gjitha këto të arritura dhe veti që i kam.

“Bota sot”: Jeni temperament apo jo?
Mendim Rugova:
Jo nuk jam, qetësinë e kam trashëguar nga im atë.

“Bota sot”: Diçka për fund për lexuesit tanë?
Mendim Rugova:
Ju përshëndes shumë, dhe ju uroj një vit të suksesshëm juve si gazetë dhe lexuesve tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat