Thaçi: De facto Kosova tashmë është e njohur nga Serbia

Bota e Yjeve

Thaçi: De facto Kosova tashmë është e njohur nga Serbia

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën austriake Die Presse ka folur më shumë për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për ndonjë vizitë të mundshme të tij në Beograd. Die Presse: Para disa muajsh Ivica Daciç ndërroi postin, nga kryeministër u bë ministër i Jashtëm i Serbisë, tani Ju jeni duke e pasur atë. Duket, sikur përsëri Ju dëshironi të punoni patjetër më të?

Hashim Thaçi: Ne duhet proceset e tilla t’i depersonalizojmë. Unë kam arritur Marrëveshjen e Brukselit me Daciçin, pastaj e kam vazhduar me Aleksandër Vuçiç, dhe ne së shpejti do të vazhdojmë dialogun në nivel të lartë. Ne do të implementojmë të gjitha marrëveshjet që kemi nënshkruar. Unë do të punoj me të gjithë njerëzit që kanë një vullnet të mirë, përfshirë edhe me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë.

Die Presse: E shikoni këtë vullnet të mirë në kryeministrin Vuçiç?

Thaçi: Disa javë më parë kam takuar atë në Nju Jork, pa ndërmjetësimin ndërkombëtar. Diskutuam axhendën tonë të ardhshme. Unë shoh tek ai një vullnet të mirë për të vazhduar tutje.

Die Presse: Deklaratat e tij nacionaliste në lidhje me Kosovën janë vetëm retorikë për përdorim të brendshëm?

Thaçi: Ne jemi të gjithë liderë politikë, dhe në fjalimet tona natyrisht që ka mesazhe per votuesit, dhe Vuçiç këtu nuk është përjashtim. Por në rajonin tonë nacionalizmi nuk duhet të luaj as një rol në fjalimet tona politike. Ne kemi arritur Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqe në rajonin tonë dhe një pretendim për t'u kthyer në të kaluarën nuk mund të ndodh

Die Presse: Udhëheqësit e Unionit Evropian (UE) theksojnë se para pranimit të Kosovës dhe Serbinë në UE duhet të jenë marrëdhëniet ndërmjet tyre të "normalizuara". Mund ta paramendoni, se kjo shkon në pragun e njohjes së Kosovës nga Serbia?

Thaçi: Procesi i normalizimit ka hyrë në një fazë të re, por ne ende nuk kemi ardhur në një njohje të ndërsjellë. Një javë më parë, për shembull, ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë së Kosovës ishin në një vizitë normale në Beograd. Marrëveshja e Brukselit do të zbatohet, edhe pse Serbia është duke hezituar. Por, dita e njohjes reciproke do të vijë së shpejti. Kjo do të ndodhë gjatë procesit të përafrimit me UE-në. Lidershipi politik i Serbisë është i vetëdijshëm për pavarësinë e Kosovës.

Die Presse: Por, a mund gjithashtu të jetë kjo një njohje "de facto", por pa e përdorur vet fjalën?

Thaçi: De facto Kosova tashmë është e njohur nga Serbia.

Die Presse: Si mund ta përshkaruani këtë?

Thaçi: Kjo ndodh de facto në të gjitha nivelet. Institucionet e Kosovës kontrollojnë të gjithë shtetin dhe ne nuk kemi prani de jure të Serbisë në Kosovë. Serbët në veri të Kosovës janëpjesë e qeverisë dhe parlamentit. Përveç kësaj, Kosova është njohur nga 108 vende të botës, Kosova është integruar tashmënë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Çdo ditë që kalon, forcon pavarësinë e Kosovës.

Die Presse: Ka gjithashtu disa vende të UE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Ju sapo ishit në Bruksel: A e keni marrë sinjale, se do të ndryshoj diçka në të ardhmen e afërt?

Thaçi: Unë shpresoj se ky vit do të thyejnë akullin. Asnjë vend evropian nuk ka arsye për të mos njohur Kosovën. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Dhe sa me parë që këto vendedo ta njohin Kosovën, do t’i japin gjithë Evropës Juglindorenjë shtytje energjike dhe do të shpejtojnë dinamikën e normalizimit me Serbinë. Fakti që pesë vendet e UE-së nuk ekanë njohur Kosovën, është një mesazh i panevojshëm për rajonin.

Die Presse: Sa janë marrëdhëniet me Serbinë “normale”?

Thaçi: Kosova dhe Serbia kanë pasur për një shekull konfliktedhe në fund ka pasur një gjenocid. Deri dy vjet më parë ishte epaimagjinuar që politikanët Kosovës dhe Serbisë të ulen në një tryezë të përbashkët. Diskutimet janë aktualisht duke u zhvilluar në të gjitha nivelet.

Die Presse: Kur do të vizitoni Beogradin?

Thaçi: Unë?

Press: Po.

Thaçi: Aktualisht unë nuk mund të them kur. Si student unë kam kaluar në vitin 1989 nëpër Beograd për në Vjenë, por unë nuk e njoh Beogradin dhe nuk kam asnjë nostalgji për të. Por kjo varet nga vullneti i Qeverisë Serbe, kur ata do të më ftojnë për në Beograd. Unë kam ftuar kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë të vizitojnë Kosovën.

Die Presse: Kishte përgjigje?

Thaçi: Unë shpresoj se këto vizita do të zhvillohen.

Die Presse: Por, a i është përgjigjur Beogradi tashmë ftesës?

Thaçi: Ekziston vullnet i mirë.

Die Presse: Si qëndron puna në lidhje me krijimin e GjykatësSpeciale për krime të dyshuara të UÇK-së, e cila ishte vendosur muaj më parë nga qeveria e vjetër? Kur fillon ajo punën?

Thaçi: Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne i kemi dhënëmbështetjen tonë të plotë për këtë proces dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me Gjykatën Speciale. Ne shpresojmë se Parlamenti i ri, do të zbatojë nëjavët e para të vitit të ri.

Die Presse: Kur është folur për herë të parë, ju ishit kundër saj.Në fund ju keni votuar për të. Çfarë ndodhi në mes?

Thaçi: Nuk kemi qenë kundër tij, por ne kemi kërkua më shumë qartësi. Ne menduam, nuk është e nevojshme për të ngritur një gjykatë të veçantë jashtë Kosovës.

Die Presse: A keni frikë se gjëra të pakëndshme mund të dalinnë dritë?

Thaçi: Unë jam një politikan, dhe nuk dua të komentoj mbigjëra të tilla juridike. Mund të ketë njerëz që mund të kenëvepruar gabimisht, individë të vetëm, por lufta jonë ishte e drejtë. Ne kemi qenë në anën e mirë të historisë. Dhe bota e ka mbështetur luftën tonë të çlirimit. Që nga fillimi ska pasur asnjë akt terrorist kundër civilëve serbë, dhe ne kemi qenë tëvendosur kundër ekstremizmit fundamentalist dhe nuk kemi lejuar që fundamentalistët nga jashtë të vijnë në ushtrinë tonë.

Die Presse: Ambasada e SHBA-vë në Prishtinë thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e Qeverisë së re.Çfarë sinjali dërgon kjo, kur Ambasada e SHBA është e nevojshme për të formuar një qeveri të re?

Thaçi: Ne kemi negociuar bashkë me kryeministrin aktual Isa Mustafa. Ishte një koalicion i vullnetit të mirë, duke përfshirë serbët dhe pakicat e tjera. Nuk kishte asnjë ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar.

Die Presse: Pse dëshironi që në vitin 2016 patjetër të bëheni president? Atëherë ju do të keni shumë më pak pushtet. Kjo sikur nuk ka kuptim.

Thaçi: Unë kam qenë tri herë kryeministër, edhe gjatë luftës. Aktualisht, unë jam i fokusuar plotësisht në detyrat e mija. Për të qenë president s’është për mua një çështje e "të jesh apo të mos jesh". Unë do të punojë shumë mirë me kryeministrin aktual dhe do ta mbështes plotësisht atë. Unë kam bërë njësakrificë personale për më të mirën e vendit tim. Sidoqoftë, sot unë nuk merrem me vitin 2016. 

>>Intervisata në Die Presse

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat