Faktori vendor edhe ndërkombëtar është fokusuar në zgjidhjen e krizës, së krijuar nga Qeveria në ikje

Bota e Yjeve

Faktori vendor edhe ndërkombëtar është fokusuar në zgjidhjen e krizës, së krijuar nga Qeveria në ikje

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 22:50

“Gjendja momentale varet nga zhvillimi, aftësimi dhe depolitizomi i agjencive të sigurisë sikur janë AKI-ja, Policia, por edhe Prokuroria, e cila duhet të jetë e guximshme si dhe të kemi gjyqësor të pavarur”, thotë Shala.

Intervistoi: Xhevat Rexhaj
Z.Shala, si e shihni ju gjendjen e sigurisë në Kosovë?
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin ‘99, ne kishim prezencën e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, ku bashkë me të ishte instaluar edhe misioni i UNMIK-ut me shtyllat e tij. Njëra ndër shtyllat që ishin vitale për Kosovën ishte shtylla e 4-të që kishte të bëjë me rendin dhe ligjin, kompetencë ekskluzive që i takonte UNMIK-ut, nga viti 1999 deri në Pavarësimin e Kosovës në 2007. Hetimet e shumë veprave penale , për motive të ndryshme mbeten të zbuluara dhe kështu ishin përcjell nga viti në vit.
Institucionet e sigurisë u përballën me shumë sfida të ndryshme që ishin, djegie të njëpasnjëshme e pikave kufitare në pjesën veriore, vrasjet misterioze që u mbyllën dosjet si ajo e Dino Hasanajt, edhe ky rasti i fundit që ka të bëjë me vrasjen e Elvis Pistes do mbetet në sirtare si vrasje e pazbuluar.
Më pastaj kemi të bëjmë me intervenimin e njësive speciale të Kosovës në pjesën veriore, gjoja për ta rikthyer rendin kushtetues në atë pjesë, që ishte një anarki totale që nga pas lufta, ku si pasojë patëm vrasjen e pjesëtarit të ROSU-së z.Enver Zymberajt, i cili ra viktimë e pazareve politike që ishin krijuar në Bruksel dhe ku duhet që patjetër të krijohet një ekip hetues për veprimet se si erdhi deri te vrasja e këtij pjesëtari.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat