Bujar Osmani: Ndryshimi i Kushtetutës është vetëm formë, rëndësi kanë emri, gjuha dhe shtetësia - Bota Sot
Bujar Osmani: Ndryshimi i Kushtetutës është vetëm formë, rëndësi kanë emri, gjuha dhe shtetësia

Intervista

E diel, 27 maj 2018

Bujar Osmani: Ndryshimi i Kushtetutës është vetëm formë, rëndësi kanë emri, gjuha dhe shtetësia

Më: 1 maj 2018 Në ora: 23:53
Bujar Osmani

Maqedonia duhet që të shfrytëzojë mundësinë unike të vitit, yjet janë ashtu unikate të vendosura që japin mundësi zgjidhje këtë vit, vitin tjetër do të lëvizin dhe do jemi në kërkim të tyre me vite dhe nuk e di se si do të shkojnë, kështu ka deklaruar në një intervistë të fundit zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani. Ai është optimist se deri në qershor mund të gjendet zgjidhje me Greqinë e dnërkohë që paralajmëron reforma radikale në vend që do të çojnë shtetin më afër BE-së ndërkohë që është i kënaqur edhe me kthimin e opozitës në parlament.

Euforia e parë pas marrjes së raportit nga KE ngadalë po kalon dhe tash në rradhë është gjysma e dytë e ditës ashtu siç tha Mogherini se duhet të ktheheni në punë, tashmë keni paralajmëruar reforma radikale, cilat mund të jenë ato?

Korniza e reformave është pregaditur tashmë në planin 3-6-9 me ngritjen e strategjive qoftë për reforma në gjyqësorë, në administratën publike e në sferat tjera por edhe në bazë të strategjive të bëra me planin akcional, ato kanë listë me ligje të reja dhe ndryshime të të njejtëve që duhet të sillen, një pjesë e tyre që ishin në planin e reformave urgjente dhe me prioritet i sollëm me këtë plan por lista është e gjatë e një pjesë prej tyre kërkon një shumicë prej 2/3 sepse janë pjesë e reformave të sistemit të shoqërisë. Plani 3-6-9 kishte rol që të stabilizojë shtetin të kthejë në gjendje normale nga ajo urgjente, kam thënë edhe në raste tjera se hapi më normal pas këtij plani është që të fillojmë bisedimet dhe të hapim kapitullin 23 dhe 24 dhe se ato janë në sferën e gjyqësorit, sundimit të ligjit, sigurisë dhe drejtat e njeriut pa të cilat nuk mundet të fillohen bisedimet, por ne nuk do të rezikojmë që të presim bisedime dhe të japim vakum andaj filluam me planin 18.

Na thuaj pak më shumë rreth reformave radikale?

Radikale sepse nuk bëhet punë me ndryshime kozmetike të sistemit, por që për ndryshime shoqërore që do të thotë shkëputje lidhjesh, ndikimi dhe përzierje të pushtetit qendrorë në atë gjyqësorë, kthimin e rolit të parlamentit si kontrollë e pushtetit ekzekutiv por edhe administratë efikase, shërbimet e sigurisë që nuk mund të jenë nën kontrollë të pushtetit, këto janë ndryshime radikale që janë në linjë me standardet europiane.

Para një kohe e shpallët planin 3-6-9 si të përfunduar, më pas ktheheni në planin 18, çfarë përmban ai?

Plani i ri fillimisht përmban listën e ligjeve që janë pjesë e planit aksional që del nga strategjia për reforma e këtij procesi, përmban dhe gjithë rekomandimet e raportit të fundit të KE-së dhe është sjellë e miratuar në KE, në raport konkretisht për secilën sferë ka kornizë e cila saktë përshkruan çfarë duhet të bëj shteti në periudhën në vazhdim, lista e ligjeve dhe rekomandimeve që janë vendosur në plan do të konsultohet këto ditë edhe me opozitën sepse vazhdojmë me të njejtën mënyrë por theksoj se ky nuk është projekt i qeverisë por historik i shtetit që duhet patjetër të përballemi bashkë pa marrë parasyshë qeveri apo opozitë.

A është e gatshme opozita që të vazhdojë me këtë bashkëpunim?

Deri më tani ka luajtur rol kontruktiv ndoshta është djersitur pak sepse në momentin e fundit kanë ardhur në parlament, kishim frikë se nuk do të vijnë dhe nuk do mund t'i kalojmë ligjet, por në çdo ardhje e tyre dukej kontruktive sepse duhet të lavdëroj opozitën se e dinë sa e rëndësishme është agjenda europiane dhe momenti historik që sjell ky vit, por për fat të keq ende nuk mund të tejkalojnë në pjesën e çështjes ndëretnike, ende përfitojnë politikisht nga kjo pikë, nëse arrijnë të tejkalojnë këtë do mendoj se vërtetë luajnë rol kontruktiv.

Si do të filloni hapat në sferat ku raporti kishte zero përparim pikërisht në sferën e ekologjisë, sigurisë në ushqim dhe të ngjajshme?

Në kriteret politik Maqedonia sipas analizës që kemi bërë në pjesën e progresit ishim të parët nga ajo që kishte dhënë rezultat plani, në kriteret ekonomike gatishmëria e Maqedonisë ishte e para në rajon, në transformimin e gjyqësorit përfshirë dhe ekologjinë ne ndajmë vendin e parë me Serbinë dhe Malin e Zi, edhe krahas asaj që ishim të bllokuar në këtë proces e në status quo edhe sot e ndajmë vendin e parë dhe të dytë me Malin e Zi i cili ka të hapur 30 kapituj, ne kemi luajtur bisedime në shtet kemi simuluar dhe kemi biseduar e kemi sjellë ligje në ndërkohë, edhe tash derisa na hapen bisedimet jemi të gatshëm andaj them se duhet të na jepet shancë sepse jemi të gatshëm të tejkalojmë këtë proces se jemi më të vjetër në këtë lojë.

Sipas të kemi datë për bisedime bartës i procesit do jetë sekretariati për eurointegrime, a do jeni ju negociatori kryesorë dhe a ka kapacitet SEP për këtë detyrë?

Pyetja për negociatorë kryesorë do varet nga vendimi nëse politikan apo burokrat do jetë negociatori kryesorë, ka dallim nga vendimi dhe shumë dallime në përvojë në Serbi për shembull burokrati është negociatori kryesorë ndërsa ministri për eurointegrime është çadra e procesit, mund edhe këtë zgjidhje ta ketë Maqedonia, sepse sekretariati nuk do jetë i vetëm në bisedime, ka keqkuptime këtu sepse ne nuk bëjmë bisedime me BE, standardet e BE-së janë fikse dhe ne duhet t'i respektojmë, ne bisedojmë mes vetes çfarë pozicione shtetërore të japim krahas standardeve të tyre, ne bisedojmë me sindikatet me grupe të interesave me institucione dhe ndërtojmë koncenzus shtetërorë, dhe këtu duhet të përfshihen gjithë njerëzit e administratës grupe të punës rreth 800 persona nga administrata ato duhet të revitalizojnë dhe datën për bisedime si dhe strukturën, njerëzit janë paksa të frustruar, në disa raste kanë pritur datë gjatë këtyre 10 viteve dhe gjithë ai entuziazëm dhe gjithmonë kemi qenë të bllokuar nga Këshilli ose na është vendosur veto, dhe kuptohet njerëzit ende nuk besojnë se mund të marim datë edhe sikur të mundohem t'i bind dhe t'ju ngrisë entuziazmin thonë se do bllokohemi, por unë jam i sigurtë se Maqedonia këtë herë do të merr shancë dhe jemi të gatshëm të fillojmë bisedime, momentalisht problemin kryesorë e kemi mosbesimin se ky proces do të fillojë por ne nuk planifikojmë që procesin ta bëjmë vetë pasiqë do e përfshimë edhe shoqërinë civile, ekspertët dhe më të mirët që kemi në sistem thuajse gjithë shtetin.

Në mediat greke qarkullon një koment se koha shkon a zgjidhja e emrit po largohet, humbet buzëqeshja dhe optimizmi për shkak të dy pengesave erga omnes dhe ndryshimet kushtetuese a pajtoheni me këtë konstatim apo mendoni se është shumë pesimiste?

Të ishte kjo intervistë televizive do shihni se buzëqeshja tek unë nuk ka humbur, mendoj se optimizmi ende ekziston sigurisht që ekziston një proces i vështirë por unë them se kjo cështje është si mali, ne e kemi kaluar majen dhe po shkojmë teposhtë, teposhtë është më lehtë por edhe më rezikshëm, një hap i gabuar edhe mund të rrokullisesh dhe të lëshohesh në tokë. Jam i bindur se jemi në pikën e moskthimit në proces.

Ku është këtu senziteti për kushtetutën?

Mendoj se gjithmonë është për identitetin, të paktën bashkësia etnike maqedonase ka qenë më sensitive dhe kuptohet se kur njeriun e kaplon një krizë e rradhës duket më e rëndë nga ajo që e ka kaluar, por gjithmonë problematikë kryesore për zgjidhjen e këtij problemi ka qenë cështja e identitetit.

Pëkrahja nga faktori ndërkombëtarë arrinë, ka dhe optimizëm, a sugjerojnë të huajt ndryshim apo hapje të kushtetutës së vendit?

Kryesisht faktori ndërkombëtarë nuk përzihet në procesin e bisedimeve, mendojnë se kjo shkon nën direktiva të KB-së, ka negociator dhe dy palët duhet të komunikojnë më shumë dhe të jenë të sinqerta dhe të hapura e të tregojnë qëndrimet e tyre, kuptohet nëse ne kërkojmë përfshirjen më të madhe të tyre ato janë të gatshëm sepse edhe ato e dinë rëndësinë e momentit dhe duan të shfrytëzojnë atë në interes të të gjithëve por unë mendoj se pas kësaj që kaluam ka hapësirë për arritje deri në fund të këtij procesi.

A vazhdoni të mbështesni qëndrimin e referendumi nuk është i nevojshëm?

Po, është dallimi kryesorë konstruktiv mes neve dhe partive politike maqedonase, kam thënë edhe tre arsye se pse referendumi është i rezikshëm por dihet në fund do të vendosim gjithë bashkë BDI dhe shqiptarët nuk do luajnë në mënyrë destruktive në këtë proces por do ndihmojnë atë si deri më tani, por do mundohemi deri në fund të gjithë palët se qytetarët presin që ne të sjellim vendime për ato, mendoj se është jokorekte që për vendime të rëndësishme të hedhim topin tek qytetarët, kjo është ikje nga përgjegjësia, nuk mund për punë të lehta të bëjnë politikanët kurse për të vështira të fshihemi pas qytetarëve, ne kemi informacioent dhe kemi besimin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe të sjellim vendime të guximshme.

Sipas anketave në vend tregojnë se shqiptarët shumë lehtë do pranojnë ndryshim të emrit të shtetit të tyre për anëtarësim në Nato dhe BE, pse është ashtu?

Disi besoj se shqiptarët kanë memorie më të keqe në raport me ndikimin gjeopolitik ndaj njerëzve në këtë rajon, shqiptarët kanë ende pasoja të gjalla të viktimave të ndikimit të forcave gjeopolitike në rajon dhe besojnë se Nato është zgjidhja e paqes, stabilitetit dhe prosporitetit në rajon, ndajnë vlerat që ofron Nato dhe Aleanca Veriatlantike dhe mendojnë se sigurisht rreshtimi krahas këtij procesi thotë afrim të gjeopolitikës rivale si forcë që për shqiptarët nënkupton vetëm gjal dhe vuajtje.

A ju në këto takime keni pasur rastin ndonjëherë që këtë problem ta shihni në aspektin dhe të bisedoni si një maqedonas me gjithë emocionet e përkatësisë, identitetit dhe identifikimit?

Apsolutisht, gjithmonë dhe në secilin takim e bisedim në fokus e kam vënë identitetin pikërisht si një ndjenjë unike e qytetarëve, e kam të qartë faktin se në zgjidhjen e këtij problemi duhet të ruhet identiteti i një populli. Pikërisht dhe tash mënyra e aplikimit për mua është në plan të dytë jo vetëm si shqiptarë por si shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Sado që të tingëllojë zgjidhje kjo cështje nëse nuk ka marrëveshje për emrin sepse realisht koha është e shkurtë, Nato dhe BE edhe më tej do mbesin larg ose mund kjo largësi të shkurtohet, ka ndonjë plan B?

Jeta do vazhdojë edhe më tej, por mendoj se dëm do kenë edhe Greqia edhe Maqedonia, Nato dhe BE nga bllokimi i këtij procesi, ndoshta në pozicionet tona negociatore kjo nuk thotë fund i botës dhe nuk duhet të pranojmë gjithcka sepse ajo ka një logjikë, edhe vërtetë nuk duhet për secilin cmim, por edhe Greqia është e vetëdijshme se për ato nuk ka plan B, njejtë si dhe për ne, duhet të shfrytëzojmë këtë moment unik të vitit.

Si do të bindet Cipras që në qershor të ngrejë dorën?

Fillimisht duhet të binden palët për gjetje të zgjidhjes së problemit të emrit dhe të mbyllim këtë problem para qershorit që të mund të japim argumente në vendet tjera anëtare në qeshor dhe korrik të ngrenë dorën që Maqedonia të fillojë bisedimet dhe të bëhet anëtare e Natos, tash këto javë fokusi duhet të vendoset në zgjidhjen e problemit.

Kryeministri Zaev paralajmroi rekonstruim të qeverisë në filllim të majit, a jeni të sigurtë nëse do vazhdoni në këtë pozicion?

Kjo nuk është e rëndësishme, është vendim i partive politike që formojnë qeverinë, gjithmonë kam qenë i bindur se zgjidhjet personale nuk janë faktor vendimtarë për suksesin politik të një qeverie e rëndësishme është realizimi i programit, unë jam i lumtur që në resorin tim kemi marrë dhe dërguar valorizim nga KE por nuk jam aspak i habitur për të ardhmen time personale, për mua më e rëndësishme është që të shfrytëzojmë pjesën e debllokimit të proceseve të rëndësishme. Rekonstrumi paska është zhagitur për shkak të disa situatave, dorëheqjes së ministrit të drejtësisë dhe zv.ministrave të ish partnerit të koalicionit që duhet t'i vërtetojë parlamenti, nëse këto do të thonë ndryshime shtesë do të varet nga resorët që dy partnerët e koalicionit do i bëjnë për rritjen e shumicës.

Ka paralajmërime për hyrje të partive më të vogla në koalicion, a e bën këtë më efikase qeverinë apo punohet thjeshtë për numra?

Kuptohet se e bën më efikase sepse ka shumicë të ngushtë madje një pjesë e madhe e seancave anulohen ose shtyhen për shkak se ndonjë deputet udhëton në ndonjë udhëtim zyrtarë, kuptohet se do sjellë më shumë komoditet në funksionimin e parlamentit, deputetët të udhëtojnë më shumë dhe të kenë kontakt me kolegët e tyre të bisedojnë për vendin tonë edhe për ndodhitë e shumta në vend por do të varet edhe nga racionaliteti i partive se sa janë të hapura për të biseduar.

Cila Besë do bëhet pjesë e qeverisë?

Ajo që do shihet në bisedime andaj them se ambiciet duhet të reflektojnë kapacitetet e atyre grupeve, nuk e di nëse janë parti politike, unë në fillim e kam thënë se disa iniciativa qytetare pretendojnë të bëhen parti politike por ai është proces i vështirë, nuk është lehtë të mbetesh parti politike.

Mendoni tek Besa?

Mendoj te të dy Besat.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test