Si në Politikën Ndërkombëtare dhe në shtypin Europian, Mirdita është cilësuar si Principata e vetme në Europë që nuk u sundua nga perandoria osmane, malazezët, serbët, bullgarët etj. por mbeti e paprekur duke ruajtur vlerat historike, kulturore dhe fetare ndër shekuj.
Kjo video tregon luftrat e përgjakshme në epokën e Principatës së Mirditës kundër Perandorisë Osmane deri në shpalljen e saj nga Principatë në Republikë, por gjithashtu edhe reagimin e fuqive të mëdha për mbrojtjen e Principatës së Mirditës.