Në cilin vit dhe shekull u bë iliria mbretëri?

Historia

Në cilin vit dhe shekull u bë iliria mbretëri?

Më: 30 mars 2018 Në ora: 23:15
ilustrim

Në fakt nuk ka ndonjë datë se kur është bërë ilira mbrtetëri, por ajo që dihet në histori është që riforcimi i Mbreterisë ilire është bërë në vitin 251-230 p.e.s.

Forcimi i ilirsë ka ndodhur për shkak të luftërave të vazhdueshme që ka pasur me perandorinë romake, me të cilën zhvilloi tre luftëra të ashpëra.

Kush e udhëqite pushtetin në mbretërinë ilire?

Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.

Ne lufte me keltet, ardianet arriten t’i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat