Ja si ushtarët e UÇK-së shijonin bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Historia

Ja si ushtarët e UÇK-së shijonin bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:20
Bombardon NATO

Avionët perëndimore po vazhdonin bombardimin e objektivave serbe, pavarësisht bisedimeve që po zhvilloheshin mes NATO-s dhe gjeneralëve jugosllavë në mars të 1999-tës .

Ushtarët e UÇK-së të pozicionuar në malet e Junikut, në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri po e shijojnë bombardimin e rëndë të NATO-s ndaj  pozicioneve serbe në këtë zonë.   

Trupat e  UÇK-së nga 138 brigada e njohur edhe si "Agim Ramadani" ka vazhduar trajnimin me topa të lehta, pavarësisht granatimeve nga serbët.

Disa nga ushtarët e UÇK-së janë të veshur me maska e gazit si ata pretendojnë se forcat serbe janë duke përdorur armë kimike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat