Sadik Sadiku, nacionalisti që sfidoi regjimin komunist te Titos

Historia

Sadik Sadiku, nacionalisti që sfidoi regjimin komunist te Titos

Nga: Nexhat HAZIRI Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:28
Sadik Sadiku në mes me vllezërit majtë Behxhetin e djathtë Sahitin

Pikërisht në këtë përvjetor të 104 të shtetit shqiptar, të 28 nëntorit, ditës së flamurit, shqiptarët festojnë në rrethana më të volitshme, fal sakrificave të brezave të ndryshme që besuan në një ditë si kjo, ku flamuri shqiptar sot valon i lirë në Kosovën e pavarurë, gjithandej qyteteve shqiptare në IRJM-së, në Ulqin e Malësi, e pritet të valoj edhe në Presheve. Do të valoj edhe në Bujanovcin e Sadik Sadikut.

Fetsa e 28 nëntorit, që shenon pavarësinë e Shqipërisë e që njihet edhe si dita e flamurit komëtar, është festë ku bashkon shqiptarët, për ta kujtuar dhe respektuar rrugëtimin që bënë ata  burra e gra shqiptare në etapa të ndryshme të historisë për liri dhe Shqpëri të bashkuar.Viti i lavdishëm 1912, më 28 nëntor të asaj vjeshte të ftoftë, që do ti ngrohte zemrat e gjithë shqiptarëve, në Vlorën heroike, delegatë të mbledhur  nga gjitha viste shqiptare, në krye me plakun e urtë Ismail Qemajlin do të shpallin shtetit e pavarurë shqiptar, me synim Shqipërinë e lirë dhe të bashkuar.

Image
Sadik Sadiku

Por rrjedhat e historisë, nuk do të shkonin në favorë të shqiptarëve,fuqitë e mëdha dhe vendimet e tyre bënë që kjo pavarësi ta gëzoj vetëm një pjesë e popullit shqiptar, e pjesa tjetër do ti ekspozohej barbarizmave, masakrimeve e vrasjeve,debimeve, nga fqinjët ballkanik që synonin zgjerimin e territorëve , shtetëve të tyre në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Mbase historinë do të duhet tua lëmë historianëve, që neve të na mbesë përkujtimi dhe respekti i të gjithë atyre që sakrifikuan për flamur dhe Shqipëri të bashkuar, dhe realizimin e idealit të tyre për Shqipërinë e bashkuar.

Dhe pikërisht në këtë përvjetor të 104 të shtetit shqiptar, të 28 nëntorit, ditës së flamurit, shqiptarët festojnë në rrethana më të volitshme, fal sakrificave të brezave të ndryshme që besuan në një ditë si kjo, ku flamuri shqiptar sot valon i lirë në Kosovën e pavarurë, gjithandej qyteteve shqiptare në IRJM-së, në Ulqin e Malësi, e pritet të valoj edhe në Presheve. Do të valoj edhe në Bujanovcin e Sadik Sadikut, nacionalisti që sfidoi regjimin komunist të Tito-s në ish federatën jugosllave, por edhe me pushkë e kundërshtoj vendosjen e këtij regjimi dhe pushtimin e shqiptarëve..

Sot në këtë festë të madhe, në këtë përbvjetor të lavdishëm të historisë kombëtare, kujtojmë me epitetin më të lartë, patriotin dhe luftëtatrin për çështjen kombëtare Sadik Sadikun, i cili edhe përkundër diktaturës së egër komuniste të rankovigjëve e titistëve dhe zullumit të tyre ndaj shqiptarëve, Sadiku, për cdo përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë , ai ngriti flamurin shqiptar në Gjilan, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar nga regjimi komunist i Tito-s.

I lindur në vitin 1903 në Novosellë të Bujanovcit, në një familje të fisëshme, bujare dhe patriotike, Sadiku do të brymosej me ide të luftës dhe lirisë kombëtare. Vitetet e rënda nën Serbinë e parë, e më pas edhe gjatë luftës së dytë botërore, bënë që Sadikut, ti rikujtohen vuajtjet e popullit të tij, dhe amaneti i të parëve, se pushtuesin duhet pritur ashtu siq e thotë zakoni burrëria, me pushkë në dorë dhe plumb në ball. Sadiku ne vitet e rënda të luftës së dytë botrore, ku shqiptarëve vetëm poi u ndrroheshin pushtuesit, ai do të rreshtohej përkrahë luftëtarëve vullnetarë që kishim për qëllim ti mbrojmë tokat shqiptare, si bashkluftëtar i Mulla Idriz Gjilanit,Muharrem Fejza,Ramiz Cëernica, Hysen Tërpezës, e që me vonë do të quheshin ballist,, duke iu revanshuar brigadës së 17 të Maqedonisë e cila po bënte masakra në regjionin e Karadakut, në vitet ’44 dhe ’45 gjatë luftës së dytë. Me mbarimin e luftës dhe me mbetjen e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën Jugoslavvinë komuniste, Sadik Sadiku, do të arrestohet dhe shpallet “Armik I Popullit” dhe denohet më 15 vite burg.

Burgun do ta vuajë në Mitrovicë të Sremit (10) vjet së bashku me 4600 shqiptarë të tjerë aso kohë prej afro 18000 të burgosurve sa ishin krejt, ndër ta edhe Ramiz e Raif Cërnicën. Por, edhe pas vujatjes së denimit dhe “lirimit” Sadiku, nuk do të ndalët së sfiduari pushtetin komunist jugosllav, ai më  28.11.1968 i pari ngriti ne Gjilan flamurin kombëtar përkundër gjitha presioneve të bëra nga aparati shteteror i atehershem.

Sipas njohësve dhe që e njohën nga afer Sadikun, ai edhe shumë vite para  1968, për 28 nëntor kishte ngritur flamurin kombëtar, dhe një rast shumë interesant siq tregohet nga ata që e njohën Sadikun, ky i fundit kishte sajuar me shokë dhe familjarë gjoja një dasëm, dhe siq e do zakoni dasmave shqiptare, e kishte bërë me flamur kombëtar, duke kaluar karvani i dasmorëve përmes fshatrave serbe deri në Vranjë.

Mbase ky shkrim është i shkurtër për ta përshkruar jetën dhe aktivitetin patriotik, luftën për liri kombëtare të Sadik Sadikut, i cili mbylli sytë në vitin 1996, në Gjilan, ndoshta me mallin që një ditë ,edhe në Bujanovcin e tij dhe anekënd trojeve shqiptare të valoj vetëm një flamur, flamuri kuq e zi, e të jetë veq një Shqipëri. As e madhe  as e vogël, veç njatë Shqipni qysh e ka fal zoti, do të thoshte vetë Sadiku. Lavdi jetës dhe veprës tëSadik Sadikut, luftëtarit të lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat