Akademikët në Prishtinë diskutojnë për dëmet që shkaktoi Konferenca e Londrës

Historia

Akademikët në Prishtinë diskutojnë për dëmet që shkaktoi Konferenca e Londrës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka mbajtur të premten konferencën shkencore “Konferenca e ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”.

Frashër Demaj, kryetar i Këshillit Organizativ, foli për historikun e kësaj Konference që ishte takim i gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe.

Ai më tej shtoi se Konferenca e ambasadorëve në Londër nuk i respektoi të drejtat historike, etnike, e vullnetin politik të shqiptarëve.

“Konferenca e ambasadorëve në Londër, është mbajtur në vitet 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si ‘Konferenca e Paqes në Londër’, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë  fuqive të mëdha të asaj kohe, ajo filloj me kryengritjen e 1910, për t’u vendosur në kryengritjen e Shkodrës, kjo ishte ngjarje me rëndësi jo vetëm për shtetin Shqiptarë, por për të gjithë shqiptarët”, raporton eo.

“Konferenca e ambasadoreve në Londër nuk i respektoi të drejtat historike, etnike, gjithashtu nuk u respektuan as shprehja e vullnetit politik të shqiptarëve”.

Beqir Meta, anëtar i Këshillit Organizativ tha se kompromiset që u bënë në këtë konferencë nuk ishin në favor të shqiptarëve që ishin rreth 2 milionë banorë.

“Koha ka qenë ku ka pasur momente të favorshme për shtetin shqiptar, mbeti një kohe e shkurtër nga Lufta botërore, kompromisi i Londrës ishte një kompromis i përkohshëm. Shqiptarët ishin rreth 2 milionë banorë”.

Përderisa sekretari Jusuf Bajraktari, pohoi se për shkak të vendimeve të kësaj Konference jashtë kufijve mbetën Kosova, Tivari, Plava, Gucia, e shumë vise shqiptare.

“Është pa dyshim akti me sublim, për lirinë e pavarësi, jashtë kufijve ngelëm Kosova, Tivari, Plava dhe Gucia, e shumë vise shqiptare”.

Konferenca filloi punimet në shtator 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey. Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 17 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar.[4] – 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.[5] Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat