Edhe për së gjalli Gjergj Kastrioti ishte figurë autoritative dhe frymëzuese

Historia

Edhe për së gjalli Gjergj Kastrioti ishte figurë autoritative dhe frymëzuese

Nga: Gjon Keka Më: 13 shtator 2023 Në ora: 12:36
Heroi Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Rritjes së autoritetit dhe fuqisë së Gjergj Kastriotit i frikoheshin jo vetëm armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm që ai i kishte përballë çdo ditë të jetës së tij, por edhe disa princa e mbretër rajonal dhe europian.

Sukseset që Gjergj Kastrioti arriti në pak kohë si në ngritjen e shtetit të Arbërit, pastaj të ftesës për Unitet ndërarbëror, dhe hedhjes së idesë për një Europë të bashkuar e bënë atë figurë dominuese të atij shekulli, madje edhe figurë frymëzuese në kontinentin europian dhe më gjerë.

Fatkeqësisht, në kulmin e suksesit të tij ai vdiq nga një grip,por është e habitshme madje për të dyshuar se sa shpejtë ai ra nga betejat dhe fitoret në shtratin e vdekjes,ka zëra dhe mund të jenë edhe zëra të së vërtetës se ai është helmuar ,për shkak se ishte pengesë e madhe për të gjithë armiqtë e tij si të jashtëm dhe ata të brendshëm.

Ndërkaq, thuhet se kur u rrethua Kruja një nga figurat e edukuar në frymën humaniste Piero Casimo de Medici derdhi lot, lot derdhën edhe shumë besnik që i qëndruan atij, dhe e gjithë Europa ra në zi ,sepse mburoja që i ruante ata nuk ishte më. Kështu që Kryehero i ynë i madh kishte vdekur, por shpirti i heroizmit që ai kishte ushqyer nuk u shua brenda një dite, madje edhe në ditët tona ky shpirt ende gjallon dhe do të gjallojë e frymojë kudo në zemrat besnike e të vërteta arbërore.

Kur ai vdiq armiku otoman u vërsulë me urinë e tij më të madhe për ta shkatërruar Arbërinë, ndërsa princat e mbretërit,respektivisht Europa e asaj kohe e ndërlikuar vetëm vështronte. Por,kronistët(P.R, E.P,1890) të cilët e dinën se arbërorët në krye me Gjergj Kastriotin e kishin mbrojtë civilizimin europian nxorrën fjalët bekuese:“arbërorët,në krye me udhëheqësin e tyre të pamposhtur,Zoti i bekoftë!”[Gjon Keka]

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat