​14 marsi, datëlindja e Ajnshtajn-it

Historia

​14 marsi, datëlindja e Ajnshtajn-it

Më: 14 mars 2022 Në ora: 07:31
Albert Ajnshtajn

Albert Ajnshtajn u lind në Ulmi të Gjermanisë më 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi Albertit një interes për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Për jetën e tij në vitet e fëmijërisë, Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndihej si i burgosur.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”.

Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Ai mori çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik, i cili shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë radion dhe televizionin.

Albert Einstein mori gradën e doktoratës nderi në shkencë, mjekësi dhe filozofi nga shumë universitete evropiane dhe amerikane. Gjatë viteve 1920 ai ligjëroi në Evropë, Amerikë dhe Lindjen e Largët dhe iu dha bursa në të gjitha akademitë kryesore shkencore në mbarë botën. Ai fitoi çmime të shumta në njohje të punës së tij, duke përfshirë Medaljen Copley të Shoqërisë Mbretërore të Londrës në vitin 1925 dhe Medaljen Franklin të Institutit Franklin në vitin 1935.

Albert Ajnshtajn ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, më 18 prill 1955 në Princeton, Nju Xhersi - SHBA. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat