Kombëtarja e Kosovës U18 barazon me Tunizinë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U18 barazon me Tunizinë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:18
Kombëtarja e Kosovës 18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.

Pas një ndeshje të fortë e dramatike, Kombëtarja jonë të premten barazoi 19:19 me Tunizinë.

Ndonëse me mungesa të rëndësishme, Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë me tunizianët.

Ndeshja prej fillimit e deri në fund ishte e barabartë.

Me barazim, Kombëtarja jonë përfundoi në pozitën e gjashtë me 13 pikë nga shtatë ndeshje. Të shtunën është ndeshja për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat