Agim Aliu: Ferizaj - kryeqendra e hendbollit

Hendboll

Agim Aliu: Ferizaj - kryeqendra e hendbollit

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:47
Agim Aliu dhe kryetrajneri Vlladimir Gligorov me hendbollistët e tij

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot e ka pritur fituesin e Kupës së Kosovës në hendboll, Kastriotin e Ferizajt (meshkujt).

Kastrioti përveç që ka fituar Kupën, tani synon edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Aliu i ka përgëzuar për suksesin në Kupë, duke thënë se Ferizaj është kryeqendra e hendbollit. 

Image

Kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari, e njoftoi Aliun për ecurinë dhe suksesin e klubit.

Ferizaj - kryeqendra e hendbollit. 

Image

Kupën e ka sivjet në vitrinën e sukseseve sportive dy Kupa të Kosovës në hendboll, njëra nga to është nga klubi ikonik i hendbollit ferizajas, KH Kastrioti (meshkujt), të cilët ditë më parë na sollën përveç Kupës edhe krenarinë e lavdinë e dikurshme të hendbollit ferizajas.

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja kampionët, të ndanim bashkë çaste të këndshme bisede si dhe të festonim këtë sukses kulminant, për të cilën hendbolli ferizajas priste me vite të kthehej në vendin që i takonte e meritorët janë djelmoshat e drejtuesit e këtij klubi”, ka  shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat